“Bombat” për blerjen e Mercedesit, Jankulloska paraqitet në gjykatë

Screenshot_20171107-143825

Ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, u paraqit në Gjykatën e Apelit ku do të vendoset nëse “bombat” për rastin “Tanku” i cili është hapur nga PSP në lidhje me blerjen e veturës luksoze “Merceders” nga qeveria e kaluar.

Në rastin “Tanku” akuza janë ngritur kundër ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe Gjoko Popovski zv.ministër në MPB.

Të akuzuarit ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare me qëllim që të përvetësojnë pasuri për vete ose persona tjerë, me ç’ka kanë dëmtuar buxhetin e shtetit.

Gjykata e Apelit deri më tani ka lejuar që “bombat” të merren si dëshmi në rastet “Tenderët”, “Shuplakat në Qendër”, “Treqind”, “Toplik” dhe “TNT”.

Ndryshe, kohë më parë Gjykata Penale vendosi që bisedat e përgjuara në mënyrë të paligjshme të mos pranohen si dëshmi.