Vetëm Maqedonia do t’i plotësojë kushtet për anëtarësimin në BE deri në vitin 2023

eu-integrim-750x430

Qëllimi i studimit ishte përcaktimi i shanseve të pesë vendeve kandidate për t’u bashkuar me BE-në para vitit 2050..

Një studim i ri që trajton aspektet praktike, ligjore dhe teknike të zgjerimit të ardhshëm të BE-së çon në përfundimin se vetëm Maqedonia mund të përmbushë të gjitha kriteret për anëtarësim para vitit 2023.

 Sipas një studimi nga profesorja Tina Freiburg nga Universiteti i St.Gallenit në Zvicër, ndër vendet që shpresojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Maqedonia është me mundësi më të mëdha, . Studimi, i botuar fillimisht në portalin “EurActiv”, tërhoqi vëmendjen e medias gjermane, dhe gjithashtu gjendet në faqet e gazetës “Tagesspiegel”.

Qëllimi i studimit ishte përcaktimi i shanseve të pesë vendeve kandidate: Shqipërisë, Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, për t’u bashkuar me BE-në para 2050, në bazë të kornizave të pranuara më parë.

Integrimi në BE-së nga vendet kandidate është i mundur vetëm pasi të jenë plotësuar një listë gjithëpërfshirëse kriteresh dhe pas zbatimit të legjislacionit të BE-së në legjislacionin vendas. Ai përfshin të gjithë sektorët, nga reformat gjyqësore në transport dhe politikë energjetike.

Sipas studimit, Maqedonia është i vetmi vend që mund t’i plotësojë kriteret para 2023, ndërsa Serbia dhe Turqia në mesin e viteve 2030.

Sa i përket Shqipërisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, ata mund të shpresojnë në përmbushjen e të gjitha kritereve jo para vitit 2050.