Kush e don Ramushin në pushtet e kush jo?

23334236_851545421676955_5542452774774438363_o

Ne jetën time kam takuar shumë njerëz nga presidentët e deri tek më të varfërit, nga besniku e deri tek më tradhtari, kam takuar mjekë, hoxhë,priftërinjë. Po e them se dua të tregoj se kam pervojë në jetë me lloj-lloj njerëzish. Të kthehem edhe njëherë tek Ramushi qysh në bisedën e parë ne Düsseldorf të Gjermanisë e shumë biseda si në Colmar e Prishtinë ai njeri ishte i njejti si nga pamja por edhe nga besnikrija por shpesh kam berë mirë pytje pse nuk ishte më herët kryeminstër pse pikërisht ky njeri i cili në sytë e tij gjithë shqipëtarët janë vllëllezer e motra. Pse ky njeri i cilli e mori pushkën në dorë pa qenë kurrë komandant i një ushtrie shtetërore e mori detyrën më të rrezkshme, por mijëra ushtar i besuan dhe doli fitimtar. Nga pikëpamja e tij duket si një rebel qe kerkon mbijetesë por ata që e njofin Ramushin e dijnë që nuk ka njeri ma besnik ma human dhe ma patriot. Me kujtohet një bised e shkurt në Strasburg kur ishte i ndalur nga Franca kishim shkuar ta vizitonim si vëlla, ai edhe se tregojke histori e aty këtu edhe naj batut, kurr nuk harronte për të na thanë punoni sa më shumë për Kosovën, ato minuta te pakta qe i ndajke me populli ai thoshte punoni.
Po prapë po shtrohet pyetja se kush e pengoj Ramushin çuditja me madhe saherë kam taku njerëz të rivalit politik me kanë thanë mirë do të jetë nesër Ramushi kryeminstër por në media ata thonin ndryshe, pse e bëni ketë në prapskenë kerkoni qe ai të jetë, por në skenë ndryshe vepronin, nga kush kishin frikë apo cila ishte arsyeja. Pse në prapaskenë i besojnë kaq shumë e para mediave thonin ndryshe. Të gjithë njerëzit në politikë që kërkojnë te largohet nga skena politik Ramushi po këta të njëjtit kerkojnë te rrinë mbas shpines të Ramushit se aty jan ma të sigurt. Te gjithë sot se flasin kundër ti ata dje ishin në mbrojtje mbas shpinës se ti.
Unë mendoj dhe jam i bindur qe pikërisht nga frika qe ky njeri duke ua mbyllë gojen me punë kanë frikë se e vërteta po shfaqet në shesh se më vite kot e akuzuan këtë njeri. Të gjithë ishin në pushtet por asnjë nuk doli çka thanë e shpifën, por sot Kosova po bën lumë për Ramushin siç bënte në kohërat më të vështira.