Gasper Nrecaj e sjell hitin “Fola Fola”

gec12

Është nga ata zëra që ke dëshirë ti dëgjosh, por që deri më tani nuk e kemi parë shpesh me këngë e videoklipe.

Fjala është për Gasper  Nrecaj, i cili sapo ka lansuar videoklipin e këngës me titull “Fola fola”. Se projekti ka premisat e hitit, e dëshmon lista e bashkëpunëtorëve.

Muzika dhe teksti janë punuar nga Ilir Berani, që cilësohet si mjeshtër hitesh, ndëkraq orkestrimi është bërë nga  Ardian Kastrati.

“Fola Fola”, vjen me videoklip të realizuar profesionalisht nga produksioni “MProduction”.

Këngëtari Gasper Nrecaj jeton e vepron në Gjermani, më afër publikut kosovar është gjatë sezonit të verës, ku i bënë më të bukura mbrëmjet e dasmat e shumë njerëzve.

Nrecaj ka vendosur të jetë më prezent me këngë e videoklipe dhe kënga me titull “Fola fola” do të jetë një depërtim i fuqishëm në botën muzikore.

Ndiqni Gaper Nrecaj me “Fola Fola”: