Tregimet e Arlind Farizit nga Maqedonia vlerësohen në Tiranë me çmimin e tretë

23897880_1605507529486351_1594444745_n

U finalizua sot, me një ceremoni të bukur e të ngrohtë, në prani të shkrimtarëve të njohur por edhe të letrarëve të rinj, studentëve të Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit të Arteve të Tiranës dhe maturantëve të Gjimnazit “Sami Frashëri”, edicioni i tretë i Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2017”.

Në sallën Black Box të UA u kurorëzuan me çmimet e mëdha të Festivalit:

Çmimi i parë në Prozë – Babeta Rexhepi, për prozën “Selma”.

(Autorja e kësaj proze fitoi edhe Çmimin Inkurajues të publikut).

Çmimi i parë në Poezi – Lulzime Gjyriqi, për poezinë “Ándrra e masditës”).

Çmimi i parë në Ese – Ermelinda Pashaj, për esenë “Kujtime të trishta”.

Në po të njëjtat kategori u shpallën edhe çmimet fituese të dyta dhe të treta sipas listës në vijim:

Çmimi i dytë në Prozë – Anila Drazhi, për prozën “Vibrimet e shpirtit”.

Çmimi i dytë në Poezi – Elona Zeraliu, për poezinë “Pa titull”.

Çmimi i dytë në Ese – Klea Mërtenika, për esenë “Fragmente fatesh të njërit prej sekseve”.

Çmimi i tretë në Prozë – Arlind Farizi, për prozën “Banesa me giga”.

Çmimi i tretë në Poezi – Gonxhe Lashi, për poezinë “Përdëllim”.

Çmimi i tretë në Ese – Linditë Ramushi Dushku, për esenë “Një qytet si gjithë të tjerët”.

Përveç çmimeve të Jurisë së Festivalit, letrarët pjesëmarrës u vlerësuan me çmime inkurajuese nga publiku që i votoi krijimet e tyre të koduara në faqen zyrtare të facebook-ut të Festivalit.
Fituesit për publikun ishin:

Çmimi inkurajues në Prozë – Babeta Rexhepi, për prozën “Selma”.

Çmimi inkurajues në Poezi – Denison Meta, për poezinë “Jetë”.

Çmimi inkurajues në Ese – Dionis Xhafa, për esenë “Të rrosh a të mos rrosh në Tiranë?”.

Juria e Universitetit të Arteve përzgjodhi veprat më të mira të krijuara nga studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura, gjatë ditëve të seminareve rikrijuese (punimet e studentëve, piktura, instalacione dhe fotografi u ekspozuan në sallën Black Box):

Fituese në kategorinë Video-art : Klea Mani.
Fituese në kategorinë Foto: Egi Pipero.
Fituese në kategorinë Art Grafik: Bleona Hafësllari.

Në këtë edicion të Festivalit morrën pjesë rreth 100 aplikues nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Krijimet e fituesve, si letrare ashtu edhe ato të artit grafik dhe fotografisë do të botohen gjatë muajve të ardhshëm në një Antologji.

Këtë edicion e mbështetën: Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Universiteti i Arteve (Fakulteti i Arteve të Bukura), Botimet Toena, dhe Gjimnazi “Sami Frashëri”-Tiranë.