Flet luani shqiptarë, Kimbo: Kulmi i karierës time, kur do dridhë arenën botërore

13510908_1179562195428155_1595309741808161438_n

I ri por mjaft entuziast për punë, krahas shumë sfidave që ka kaluar ai nuk ka hequr dorë nga kickboksi edhe përkundër disa problemeve të vogla shëndetësore që ka pasur. Edhe përkundër kësaj ai mendon se pasi të lë këtë sport do hap një shkollë ku do të ushtrojë rinia. Sazan Memedi apo i njohur në arenën e kickboksit si Kimbo vjen në një intervistë mjaftë interesante ku flet mbi veten, karierën dhe të ardhmen e tij. Luani shqiptarë vjen shumë ndryshe në këtë rrëfim që nuk duhet humbur..

Keni nisur karierën si kickbokser që në moshë të re, cilat janë sfidat që keni përjetuar deri më tani?

Besoj që secila luftë është një sfidë e re, pra sfidat më të mëdhaja besoj që kanë qenë titulli champion europian dhe lufta në Tailandë që e kam pas në vitin 2014.

Secila sfidë në jetë ka batica dhe zbatica, a ju ka ndodhur që deri më sot të vendosni të mos mereni më me kickboks?

Kur e kam bërë gjurin operacion në vitin 2007 ka qenë momenti më i vështirë sepse nuk kam mund të ushtroj një vit dhe kam qenë në spital një javë, kështu që atëherë ka qënë e para dhe hera e fundit kur kam menduar të lë kickboksin, pra rehabilitimi ka kaluar shumë mirë dhe kam vendosur që të vazhdoj.

Deri më sot keni pasur shumë suksese në këtë fushë, keni fituar shumë çmime në pesha të ndryshme si në vitin 2002, 2005, 2007 e 2009, cili mendoni se është kulmi i karierës?

Besoj që kulmi i karierës akoma nuk ka ardhur, vitin e ardhëshëm kismet do të luftoj për titull botërorë e ai besoj do jetë kulmi i karierës sime.

Nga shumë ndeshje që keni pasur deri më tani sa prej tyre keni fituar dhe sa i kënaqur jeni me veten?

Luftra kam pasur 30 dhe 25 i kam fituar, një sportist kurrë nuk duhet të jetë i kënaqur me vetveten sepse asnjëherë maksimumi nuk është i arritur, kështu që duhet të ushtrohet për të arritur shumë e më shumë.

Kush është Sazani jashtë arenës së kickboksit, me çfarë tjetër mereni?

Sazani jashtë rringut është njeri shumë i durueshëm dhe i qetë, normal që merem me punë gjatë ditës poashtu kam qejf të shijoj shumë jetën, familja dhe shokët janë shumë të rëndësishëm për mua, jashtë luftrave më pëlqen të udhëtoj në vende të ndryshme të botës.

A mendoni se keni mund të jepni akoma më shumë nga vetja? Me çfarë je duke u marrë momentalisht, cilat janë aktivitetet dhe planet tuaja në periudhën në vazhdim?

Në parapregaditje jam gjashtë ditë të javës në treining, kështu që më shumë në këtë moment nuk shkon, merem me luftën e 16 dhjetorit që është prioritet i parë për mua.

Mendoni të vazhdoni edhe gjatë me kickboks?

Me kickboks do vazhdoj aq gjatë sa trupi im do e lejojë, gjysma e jetës më ka shkuar në treining, është shumë e vështirë të lë kickboksin, madje do të hapi një shkollë që të ushtroj rininë.