BUTARIS: Me zgjidhjen e emrit Shkupit i hapet rruga drejt NATO-s

BUTARIS-SELANIK

Krryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris, vizitën e tij  në Vjenë e shfrytëzoi që të japë një intervistë të shkurtër për gazetën austriake “Kurir” në të cilën foli edhe për tema që  nuk janë në kompetencë të tij, duke përmendur edhe çështjen për emrin.

Ai në këtë intervistë thekson se Republika Maqedonia e Re ose Maqedonia Veriore janë dy nga emrat kompromis për të cilat Greqia dakordohet.

Sipas tij, Greqia asnjëherë nuk do të pranojë emrin Republika e Maqedonisë dhe me këtë rast duhet të gjendet një kompromis.

Janis Butaris, siç shkruan “Kurir” konsideron se me emrin e ri Maqedonia mund të gjejë identitetin e ri për vendin dhe për qytetarët, dhe se me zgjidhjen e  emrit do të hapet rruga drejt NATO-s.

Siç publikoi MIA të mërkurën, pas dërgimit të pyetjes së deputetëve  të një deputeti nga partia opozitare “Demokracia e Re” për udhëtimin e Butaris në Shkup, kryebashkiaku i Selanikut doli me deklaratë me shkrim në të cilën sqaron se Bashkia e Selanikut, nuk bën politikë të jashtme dhe se e përkrah emrin e përbërë për vendin fqinj.