Lazim Destani merr pjesë në aktivitetet qendrore për shënimin e ditës së Pavarësisë

23844879_1566168343418590_5419940020887283808_n

Lazim Destani aktivitetet për shënimin e Ditës së Pavarësisë i filloi në Prishtinë, për të vazhduar pastaj edhe në Tiranë.  Në Prishtinë ai takohet me krerët e vendit si dhe viziton Kompleksin Memorial në Prekaz.  Pastaj Lazim Destani së bashku me drejtuesit e Unionit të Bizneseve të Diaspores,  nisen për në Tiranë ku së bashku i ndjekin ceremonitë shtetërore për shënimin e Ditës së Pavarësisë.

Pas përfundimit të punimeve të Forumit Ekonomik të Diasporës në Prishtinë, së bashku me kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve të diasporës z. Nazar Mehmeti dhe me drejtues të tjerë të Rrjetit, e vizituam kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj. Kryeministri Haradinaj ndër të tjera shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij për punën që po bën Rrjeti dhe për kontributin që po jep për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Me këtë rast, kryeministri gjithashtu e potencoi mbështetjen institucionale që qeveria e Kosovës do t’i japë Rrjetit për investimet në Kosovë. Me mbarimin e vizitës te kryeministri Haradinaj, pasuan aktivitetet në nderim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë. Këto aktivitete nisën në Prishtinë për të vazhduar pastaj në Tiranë.
25-11-2017-ZKM-1-1
Në Prishtinë, aktivitetet për shënimin e festës i nisëm me homazhet te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, njeriut që u shndërrua në emblemë të rezistencës paqësore kosovare e që e udhëhoqi Kosovën në periudhën më të vështirë të vendit.
24259372_10154855980086831_493753227_o
Pastaj vazhduam në Prekaz me homazhet te varret e familjes së Jasharajve, simbolit të heroizmit dhe sakrificës për çlirimin e Kosovës. Këtu gjithashtu vizituam dhe Kompleksin Memorial dhe Muzeun e Jasharajve, të ngritur këtu për ta përjetësuar në kujtesën njerëzore epopenë dhe lavdinë e Jasharjave, si një rast unikal në botë.

24254945_1571960712839353_1952033599026146925_o

Nga Kosova, ashtu siç ishim së bashku me drejtuesit e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, u nisëm drejt Tiranës për të qenë pjesë e manifestimeve qendrore kushtuar Ditës së Pavarësisë. Këtu, në mbrëmjen e datës 27, festuam së bashku me vëllezërit tanë që vinin nga të gjitha trojet shqiptare. Ishte kjo një mbrëmje e këndshme mbresëlënëse, e shoqëruar me një program artistik me elemente folklori gjithashtu nga të gjitha trojet tona.
Të nesërmen vazhduam me aktivitete dhe pjesëmarrje në ceremonitë që për këtë festë zhvillohen në Bashkinë e Tiranës si dhe te Pallati i Brigadave. Përpara se të zhvillohej ceremonia e ngritjes së flamurit te sheshi Skënderbej, së bashku me drejtuesit e Rrjetit Global të Diasporës, vizituam Bashkinë e Tiranës. Këtu na priti kryetari Erion Veliaj i cili ndër të tjera, na njoftoi për arritjet dhe sukseset që Bashkia e Tiranës ka shënuar gjatë periudhës dy vjeçare nën drejtimin e tij. Ai gjithashtu i shpalosi dhe planet e tij që ka parashikuar të zhvillohen në kuadër të aktiviteteve që Bashkia e Tiranës do t’i ndërmarrë në vitin e ardhshëm, në vitin që tashmë është shpallur, Viti i Skënderbeut. Me përfundimin e këtij takimi, të gjithë së bashku, dolëm te sheshi i kryeqytetit ku tashmë ishin mbledhur shumë njerëz nga të gjitha trojet tona për ta ndjekur këtu ceremoninë e ngritjes së Flamurit Kombëtar. Në këtë atmosferë të këndshme, në sheshin e dekoruar me balonat kuqezi dhe nën interpretimin e Himnit Kombëtar, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ngriti lart flamurin kuqezi.

24210068_1571960732839351_7512175468671023309_o
Në mbrëmjen e kësaj dite madhështore kombëtare, ne i përmbyllëm aktivitetet me pjesëmarrjen tonë në ceremoninë e zhvilluar te Pallati i Brigadave ku Presidenti Ilir Meta organizoi pritjen e tij në nderim të Ditës së Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë. Dhe këtë ceremoni përmbyllëse të aktiviteteve tona, unë po e mbyll me kryefjalën e Presidentit Meta në fjalimin e tij, “Gjergj Kastrioti dhe Ismail Qemali, së bashku me mbështetësit e tyre, janë faktuesit më të rëndësishëm të unitetit politik mbarë shqiptar. Fitoret e arritura nën udhëheqjen e këtyre prijësve të ndritur shqiptarë, kanë lënë pas mësimin historik në kohët tona se pa unitet dhe gjithëpërfshierje mbarë shqiptare nuk mund të projektohen qëllime madhore atdhetare dhe nuk mund të përballen sfidat e çdo kohe dhe të çdo natyre”.

24173593_1571960646172693_6764349132616350074_o