Odesa katër vjeçarja modele me famë në Gjermani

odesa-memaci

E ëmbël, sa të vjen ta përqafosh nga fotografitë. Me stil, sa të krijon bindjen sikur ka lindur në pista mode. Kjo është Odesa Memaci që është vetëm 4 vjeç e gjysmë dhe po bënë bujë në tregun e reklamave në Gjermani.

Ka lindur në Gjermani. E ëma e saj është nga Peja, e babai nga Tirana. Pra, e vogla është fryt i dashurisë së “bashkimit kombëtar” mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Vogëlushja është modele dhe blogera dhe ka veb-sajtin www.odesafashion.com, ku prezantohet me veshje dhe kombinime tejet interesante, duke u bërë kështu shembull mode për shumë nëna, të cilat duan që fëmijët e tyre të jenë IN.

Odesa është pjesë e disa agjesnioneve të modelimit në Gjermani, si LilaLauneKids, Elite Model Menagement, Model Zwerge. Ajo është paraqitur në më shumë se 100 reklama të realizuara në Gjermani.

Bashkëpunimet në rrjete sociale për te cilat modelon, janë Guesskids, Vingino, Diadora, Riverisland, Ugg, Banditslondon, LuxyLondon, Swankykids, Pinkhaleyboutique dhe me më shumë se 60 dyqane të tjera.

Bukuroshja e lindur e e rritur në Gjermani, që është shndërruar në fenomen të modës së atjeshme, ka qenë pjesë e disa revistave në Amerikë, njëra ndër to është Wildchildmagazine. Odesa është prezantuar si përfaqësuese e fëmijëve të Gjermanisë, shkruan “Kosovarja”.

Këto janë llogaritë e modeles/blogeres së vogël Odesa Memaci në rrjete sociale:

Instagram @odesafashion1

Facebook Odesa Fashion

Tëitter odesafashion1

Youtube Odesa Fashion1

Musical.ly odesafashion1