Zv.ministri i mbrojtjes, Maksuti në Samitin e politikës europiane në Bruksel

maksuti
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti sot në Bruksel mori pjesë në Samitin vjetor të politikës evropiane bashkë-organizuar nga organizata think-thenk “Miqtë e Evropës”, fondacioni Konrad Adenauer dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara, ndërkaq i mbështetur nga Komisioni evropian dhe Këshilli për bashkëpunim rajonal.
Samiti në të cilin mori pjesë edhe Kristian Daniellson, drejtor i përgjithshëm i Komisionit evropian për politikë fqinje dhe zgjerim, ishte në temën “Ballkani Perëndimor në udhëkryq – sfida të reja, dinamikë e ndryshueshme”, ndërkaq diskutimet ishin në drejtim të vendosjes së rajonit më lartë në agjendën evropiane.
Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në agjendë ishin tema si vendosja e demokracisë, paqes dhe stabilitetit dhe zhvillimi ekonomik dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor, si dhe reformat në nivel nacional, por edhe lokal.
Në margjina të Samitit, zëvendësministri Maksuti shkurtë bisedoi me Hojt Ji, zëvendës ndihmëssekretarin për Çështje Evropiane dhe euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit dhe me Endrju Plit, këshilltar i lartë për zhvillim në Komandën evropiane të SHBA-së.