Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane takime të rëndësishme me drejtorin gjeneral të Procredit Bank

24829072_1505527979544130_1817559321_n

Në kuadër te aktiviteteve të Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane, Drejtori menaxhues i UB, Bekim Brestovci, Drejtori per Financa Vllaznim Kelmendi  si dhe anëtari i kryesisë Dr. Albert Hashimi zhvilluan sot ne Frankfurt një takim pune me drejtuesit e ProCredit Bank, ndër të cilët ishte edhe Drejtori gjeneral zoteri Christoph Freytag.

Takimi rezultoi me pajtushmeri të dyanshme per realizimin e projekteve te perbashketa të cilat si Pilotprojekt do fillojn të realizohen qysh ne Janar te vitit 2018. Vlenë të theksohet që ProCredit Bank është njëri nga anëtarët Premium të UB që nga faza e parė e themelimit të tij dhe një përkrahës i aktiviteteve të UB.