​Guardiola i quan qesharake deklaratat e Mourinhos

1-523

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tha se skuadra e tij dëshironte të luante dhe atë e tregoi kundër Manchester Unitedit në Old Trafford

Manchester City mposhti 1:2 Unitedin, por pas ndeshjes Jose Mournho akuzoi gjyqtarin për këtë humbje.

Këto deklarata janë qesharake sipas Pep Guardiolas, i cili thotë se portugezi të njëjtën gjë e kishte thënë edhe vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar ishte e njëjta gjë, ne fituam këtu dhe ishte faji i gjyqtarit. Sot po ashtu”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Dje ai foli për gjyqtarët. Ne jemi skuadër e sinqertë. Ne kishim 75 për qind topin në pronësi, çka do të thotë se dëshironim të luanim. Ne erdhëm këtu dhe e bëmë atë”.