Njihuni me `The dog`, strugani që po tund arenën e kick-boksit

22365184_127613101326246_3996858164501286196_n

Me prejardhje nga fshati Oktis i Strugës por jeton në Zvicër. Beni Osmanoski apo i njohur në kickboks si The Dog, ka nisur karierën në vitin 2006 duke hapur kështu klubin e tij të parë në kickboks Bushido në Strugë.

Kam filluar me kickboks në vitin 2006 me klubin tim të parë Bushido në Strugë. Kam luftuar në Maqedoni ku kam qenë i pamposhtur në kategorinë time, vazhdova më tej në Sloveni ku për një vit edhe atje kam luftuar në kickboks e më pas përmes Slovenisë në Kroaci për të vazhduar më tej në Serbi, në Austri, Gjermani e shumë vende tjera, kështu thekson në bisedën e tij kickbokseri i famshëm Osmanoski.

Në fund të vitit 2009 ai vendoset në Zvicër ku fillon në mënyrë profesionale të meret me kickboks.

Në fund të vitit 2009 u vendosa në Zvicër ku fillova të merem profesionalisht me këtë sport, kam pasur disa lufta të cilat i kam fituar dhe mora shancën që të luftoj për titullin professional në Zvicër në disciplinën K-1. Edhe vazhdova më tej që deri më tash kam të fituar katër tituj si amater në K-1 thai box, kam dy tituj professional në K-1 dhe MuayThai deri 83 kilogram. Kam pesë tituj botërorë dhe mbajë të gjithë titujt deri në 83 kilogram. Një nga ato e kam fituar dhe vikendin e kaluar në Zvicër, thekson mes tjerave Osmanoski (The Dog).

Momentalisht ai jeton në Biel ku edhe trajnon në këtë profesion.

Momentalisht jetoj në Biel kanton i Bernit ku edhe bëj trajnim në klubin Thai Shadoë Boxing Gym i cili drejtohet nga Roger Rubi i cili poashtu është dhe menaxheri dhe trajneri im kryesorë, sqaron për fund kickbokeri i njohur Beni Osmanoski.