Arben Jonuzi: Presim përkrahje maksimale për Naimin, uroj të del fitues i ndeshjes në kickboks

Naim Samiu - MKD vs borce mkd1 1

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë nga spektakli i madh humanitar që do të zhvillohet në Ferizaj më 29.12.2017 e ku pritet në ring të dalin shumë legjenda të sporteve luftarake, ndër ta edhe njësiti i Bondstilit amerikan.

“Naim Samiu është nxënësi im i klubit të kickboksit Tetova. Pas anulimit të kundërshtarit Borçe Ivanovski sepse u mendua që Naim Samiu është në kategori të njejtë të paraqitemi në këtë event i cili është deklaruar si humanitar, menduam se mund t’i bashkangjitemi këtij aksioni humanitar dhe ofruam për titull europian në SPF i cili do jetë i pari për Naimin, kuptohet nëse e fiton se çdo titull për neve si klub Tetova është shumë i rëndësishëm dhe i mirëseardhur. Sigurisht se presim që nxënësi im Naim Samiu të jetë fituesi i ndeshjes edhe atë me ndërprerje ose nokaut duke u bazuar në aftësitë dhe forcën që disponon ai, gjithashtu presim një përkrahje të madhe nga gjithë bashkëkombasit tanë në mbarë botën sepse ne shqiptarët e kemi zakon, uroj që gjithë dashamirët do jenë solidar dhe të ndajnë me neve këtë humanitet sado të vogël”, shprehet kështu trajneri Arben Jonuzi.

Në këtë event do të ketë edhe dy lufta për titull, Burim Rama do të ndeshet për titull botë në SPF ndaj Dushan Cimev nga Maqedonia, kurse për titull evropian, Naim Samiu do të ballafaqohet me Borce Ivanovskin.  Samiu shprehet i kënaqur që po i ipet rasti për tu ndeshur për këtë titull dhe beson se do ja arrij qëllimit. “Përgatitjet e fundit po i bëj në palestrën e klubit tonë në Tetova me trajnerin Arben Jonuzi. Po ndihem mirë dhe besoj se do t’ia dal me një fitore edhe pse kundërshtari Ivanovski eshte një profesionist që ka një karrierë të ndritshme”, tha tetovari. Ndryshe, ai ndihet krenar poashtu se do paraqitet bash në një event humanitar si është ai ICF.

“Kam kënaqësi  te paraqitem në evente humanitare edhe pse e para e imja në një aktivitet të tillë, kështu që apeloj qe te vine sa me shume shikues pasi qe besoj se do ngelin te kënaqur me atë çka do e shohin. Do jete një eveniment i madh e njëkohësisht me prezencën e tyre do te ndihmojnë edhe mua drejt titullit- Kampion Evrope”, përfundoi Naim Samiu. Ndryshe, ky djalosh ka filluar me kikboks qysh në moshën 7 vjeçare ku edhe ka pasur 100 ndeshje në amator dhe 12 profi takime.