Çun Lajçi vjen me këtë poezi kushtuar dëshmorit Tahir Shalës

shalaaaaa

Aktori i njohur Qun Lajçi i ka kushtuar një poezi deshmorit të lirisë Tahir Shalës i cili ishte nga Loxha e Pejës.

Lexone poezinë e plotë:

Syth i manit
( Tahir S Shalës )

Tokën e puthi i pari
Se dheu ishte plasaritë eti
E gjak duhej dhanë
Sikur po i thoshte Salihu
I ati
E
S’priti të korrej fusha 

As të thahej mali
Ky Tahir Salihu i Shalës
Si ai tjetri
Tahir Sinani i kangës

Plumb u ba e grykës martinës
Fishkëlloj 
Kur fjalën e besës e t’trimnisë 
Peng e la n’Gllogjan

I pari e skuqi gjinin e Loxhës 
Ky Tahir i Shalës
E sy Atdheu u ba
Farën e bardhë e hudhi arave
E
S’priti me çelë 
Ajo bima e sythit t’manit

Me Shqiponjat e zeza fluturoj 
Dukagjinit
Tahir i Shalës 
Atij Korriku t’përclluem ‘98
Tek cicëronin zogjët e Lirisë
N’kaptyllin e djalit.