Sinan Hajdini thotë “Merri krejt”, kujt i dedikohet ky projekt!? (Video)

sinan

Kënga e parë e tij ishte ajo me titull “Je e tjetër kujt”, që i hapi rrugë në muzikë. Këngëtari që me muzikë ka nisur të merret qysh në vegjëli, tashmë është 21 vjeç dhe numëron disa projekte muzikore.

Melodia është krijuar nga Egzon Bajraliu, teksti është shkruar nga Kreshnik Avdiu, ndërkaq videoklipi është punuar nga “Magic Pictures” dhe i përshtatet sezonit në të cilin ndodhemi. Më pas erdhi albumi muzikor me këngë live, që e dëshmoj edhe më shumë talentin e tij në muzikë, e madje e bëri këngëtar të angazhuar në dasma e ahengje.

Është këngëtar i ri, por që ka nisur të bëhet një nga zërat e pëlqyer të publikut, kjo falë talentit dhe projekteve të tij përmes të cilave po rrëmben shumë zemra. Sinanin e ri e dëgjojnë ata që duan të dëgjojnë këngë të bukura e të interpretuara me shumë emocion e ndjeshmëri. Projekti i fundit i Sinan Hajdinit, kënga me titull “Merri krejt”, tashmë e ka marrë vëmendjen e publikut dhe për pak ditë është bërë mjaftë e popullarizuar.