Lazim Destani organizoi pritje në Klubin ekonomik në Dyseldorf të Gjermanisë

LD-ND-destani-640x426

Me rastin e fillimit vitit, biznesmeni i njohur nga Tetova , Lazim Destani , organizoi një pritje në Klubin ekonomik Wirtschaftclub në Dyseldorf të Gjermanisë, për personalitete eminente nga sfera të ndryshme të jetës shoqërore dhe politike në këtë vend.

Në këtë mbrëmje ishin prezent mbi 400 pjesëmarrës. Në mesin e tyre pronarët dhe menaxherë të kompanive prestigjioze të rajonit të Dyzeldorfit që njëkohësishtë janë dhe anëtarë të Klubit Wirtschaftclub, I cili gjindet në objektin e kompanisë së z. Destani.

Në këtë eveniment morrën pjesë edhe shumë përfaqësues të skenës politike nga të gjitha partitë politike gjermane, Ambasadorë dhe Konzuj nga shumë vende të botës si dhe përfaqësues të medias.

Poashtu të pranishëm në këtë pritje ishin edhe Konsulli i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuaratë Amerikës në Gjermani , Michel Kelly, Ambasadori e Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu si dhe Carsten Linnemann nga Unioni i Kristian-Demokratëve Gjermanë (CDU) i cili me këtë rast mbajti një fjalim të ngjeshur duke shfaqur pikëpamjet e tij lidhur me sfaidat e reja më të cilat ballafaqohet ekonomija botërore si dhe roli I Gjermanisë në këtë sferë./Almakos