Zyrtare: Visar Musliu më në fund lojtar i Shkëndijës

1-1-1024x682

Mbrojtësi reprezentues më në fund vjen në vendin e duhur. Pasi në të kaluarën gjithmonë dilte ndonjë pengesë që pamundësonte transferimin, kësaj rradhe Shkëndija bën të vetin Visar Musliun.

Kuqezinjtë zyrtarisht angazhojnë Visar Musliun. Mbrojtësi qendror vjen te Shkëndija në formë huazimi nga rradhët e FC Prishtinës, me opsion për blerje të kartonit të plotë të lojtarit në fund të sezonit aktual.

23 vjeçari i dalë nga shkolla e futbollit Gostivari, përmes Renovës nga një sezon ishte pjesë e Sent Gallenit të Zvicrës dhe Vardarit të Shkupit. Paraqitjet bindëse e kanë bërë pjesë e gjithë përfaqësueseve të reja të Maqedonisë, me U21 ishte pjesë e suksesit historik dhe pjesëmarrjes në Kampionatin Europian për të rinjë në Poloni, ndërsa u konfirmua standard në përfaqësuesen A në fund të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”.

Pas Bilallit, Adilit, Mustafit, Sadriut dhe Wakilit, Musliu është futbollisti i gjashtë që bashkohet me Shkëndijën në këtë afat kalimtar, me çka mbyllet merkatoja e kuqezinjëve për gjysmësezonin pranveror ku kërkohet titulli i kampionit./KFShkendija/