Mbi 25% e ushtarëve të rinjë do jenë shqiptarë, Maksuti apel për rininë të bëhet pjesë e ARM-së

maksuti

Rritja prej 10% për të gjithë pjesëtarët e Armatës fillon me rrogën e janarit, ndërsa këtë vit në rradhët e ARM-së do të pranohen edhe 375 ushtarë të rinj profesional, porositën kështu nga Ministria e mbrojtjes.

„Në fund të janarit fillon në praktikë rritja e pagave për 10% për të gjithë stafin që janë në shërbim të ushtrisë, një rritje kjo që nuk ka ndodhur për shumë vite dhe që tregon se qeveria dëshiron që të rritë standardin e jetës së të punësuarve në ARM e sigurisht që përmirëson edhe gatishmërinë profesionale të ushtrisë”, kështu thekson në bisedën e tij zv.ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti.

Si një nga sfidat e reja që po përballet ARM-ja është dhe mungesa e kuadros e që me këtë rast ministria e mbrojtjes është kujdesur që të fillojë pregaditjet për pranimin e rreth 375 ushtarëve të rinjë profesionist gjatë këtij viti.

“Për këtë vit në tre faza është paraparë pranimi i 375 ushtarëve të rinjë profesionist e kështu do të vazhdojmë të rinovojmë ushtrinë tonë, me këtë rast do ju ofrojmë një shancë për karierë ushtarake për rininë tonë e në anën tjetër do të rritim kapacitetin e ushtrisë”, ka thënë mes tjerave zv.ministri Maksuti.

Duke treguar se tashmë është siguruar buxheti për pranimet e reja në ushtri, Maksuti thekson se konkursi i dytë për pranim është planifikuar në fillim të verës derisa i treti diku në fund të këtij viti.

Në anën tjetër zv.ministri Maksuti bëri një apel tek të gjithë të rinjtë shqiptarë që të bëhen pjesë e ushtrisë së Maqedonisë duke konkuruar kështu në numër të jashtëzakonshëm sepse në numrin e përgjithshëm të ushtarëve të rinjë sipas tij do ketë mbi 25% shqiptarë.