Turizmi shqiptar me rritje të gjithanshme

shqiperia_5748-1200x630-1024x538

Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve (WTTC) parashikon një rritje të gjithanshme për turizmin shqiptar gjatë vitit 2018.

Në një analizë të përgjithshme, WTTC-ja përmend ndikimin e turizmit shqiptar në Produktin e Brendshëm Bruto, në punësim, në numrin e vizitorëve si edhe në totalin e investimeve.

WTTC-ja i parashikon në rritje të gjithë këta faktorë.

Sipas saj, kontributet direkte të turizmit në PBB gjatë vitit 2017 ishin 134. 1miliardë lekë (USD 1,124.1mln), ose 8.5% të PBB-së totale, ndërkohë që për vitin 2018 parashikohet një rritje prej 3.9% in 2018 dhe një rritje prej 4.7% në vit përgjatë viteve 2018-2028.

Kjo rritje do të arrijë në 220.4 miliardë lekë (USD 1,847.2 mln) ose në 9.3% të PBB-së totale në vitin 2028.

Sipas WTTC kontributi total për vitin 2017 ishte 414.2 miliardë lekë (USD 3,471.9 mln) ose 26.2% e PBB dhe parashikimi është një rritje prej 4.4% në vitin 2018 dhe një rritje prej 4.7% në vit, në 684.2 miliarëd lekë (USD 5,735.0 mln) ose 28.9% e PBB në vitin 2028.

Ndërkohë, kontributi direkt për punësimin nga turizmi gjatë vitit 2017 ishte 93,500 vende pune (7.7% e punësimit total). Kjo pritet të rritet 3.3% në vitin 2018 si edhe një rritje prej 1.4% çdo vit në 111,000 vende pune (8.8% e punësimit total) në vitin 2028.

Në 2017, kontributi total i turizmit në punësim, përfshi punët e mbështetura në mënyrë indirekte nga industria ishte 24.1% e punësimit total (291,500 vende pune).

Kjo pritet të rritet me 3.8% në 2018 në 302,500 vende pune dhe do të rritet me 1.3% në 344,000 vende pune në 2028 (27.3% të totalit), shkruan Atsh.

Sipas WTTC, eksportet për vizitorët dhanë 235.5 miliard lekë (USD 1,974.1 mln), 54.2% të eksporteve totale në 2017.

Kjo parashikohet të rritet me 3.6% në 2018 dhe do të rritet me 4.7% , nga 2018-2028, në 387.4 miliard lekë (USD 3,247.4 mln) në 2028 ose 62.2% të totalit.

Ndërkohë, për investimet WTTC thotë se për vitin 2017 ishte 32.2 miliardë lekë ose 7.5% e totalit të investimit (USD 269.9 mln). Ato do të rriten me 5.5% në 2018, dhe me 4.4% gjatë 10 viteve të ardhshme deri në 52.1miliard lekë (USD 437.1mln).