Juventus frymëzohet nga Roma, kërkon ta rrëzojë Realin!

screenshot-1_1523439862-3341254

Juventusi është frymëzuar nga performanca e shkëlqyer e Romës – e cila e eliminoi mbrëmë Barcelonën duke e mundur 3-0, megjithëse e kishte humbur ndeshjen e parë 4-1 – dhe do të kërkojë ta përsërisë të njëjtën sonte kundër Real Madridit.

Real Madridi do të jetë nikoqir i Juventusit në “Santiago Bernabeu, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, e cila fillon në orën 20:45,

Juventusi, për të kaluar tutje, duhet ta bëjë misionin e pamundur siç bëri Roma mbrëmë, pasi ndeshjen e parë në Torino e humbi 3-0.

Zinedine Zidane nuk do të mundë të llogarisë në Sergio Ramosin e suspenduar dhe Nachon e lënduar.

Ndërkohë, Allegri do të jetë pa shërbimet e Rodrigo Bentacur dhe Paulo Dybala të suspenduar.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Vallejo, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric, Isco; Ronaldo, Benzema.

Juventus: Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Matuidi, Pjanic, Khedira, Douglas Costa; Higuain.