Barcelona dhe Atletico arrijnë marrëveshjen për Griezman

sport-preview-antoine-griezmann-to-barcelona-2400x1524_c

Është arritur marrëveshja mes Barcelonës dhe Atletico Madridit për Antoine Griezmann.

Sipas “Sport”, Barca do të paguajë 115 milionë euro për futbollistin, përcjellë “Lajmi.net”.

Edhe pse klauzola e lojtarit është 100 milionë euro, katalunasit do të paguajnë 15 milionë euro më shumë për francezin.

Kësisoj, tani Griezmann do të formojë treshen e sulmit me Leo Messin dhe Luis Suarezin, derisa Ousmane Dembele pritet të largohet.