Zaev e pranoi dorën e zgjatur për TV duel me Mickoskin

zaev-mickovski

Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar ftesën e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për duel televiziv, konfirmuan për MIA-n nga Qeveria.

“Transparenca është një nga parimet themelore sipas të cilëve funksionon kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev. Vazhdimisht komunikojmë me opinionin në mënyrë të hapur dhe të dyanshme, përmes përgjigjeve dhe pyetjeve, por edhe debate dhe duele. Kështu që kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm për TV duel në çdo kohë me Hristijan Mickoskin, sepse bazë e demokracisë është transparenca dhe gatishmëria për tu përballur me oponentët politikë”, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Mickoski mbrëmë pas seancës të Komitetit Qendror të partisë i bëri thirrje Zaevit për tu përballur në televizion dhe të diskutojnë rreth negociatave për emrin.

“Të bisedojmë për këtë çështje, në mënyrë që ai t’i informojë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, rreth asaj se si negocion, për çfarë negocion. Por, edhe për të biseduar për të gjitha gabimet që i bën në ekonomi, në mospasjen e reformave, në arsim, në shëndetësi, të diskutojmë për të gjitha politikat e gabuara të cilat ndodhën në periudhën e vitit të kaluar, ashtu që, ja mundësia për të parë qytetarët për çfarë garniturë politike bëhet fjalë, ndërsa ne, të mund të dëgjojmë, të shohim dhe ta kuptojmë më në fund atë leksion të cilin kohë më parë e kishte paralajmëruar vetëm të mundet qytetarët të dëgjojnë dhe ndoshta edhe të mësojmë diçka”, tha Mickoski.

Ai paralajmëroi se VMRO-DPMNE më 2 qershor në Shkup para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të organizojë protestë popullore.