Noizy i gatshëm për të ndihmuar gjashtë vajza jetime (FOTO)

noizy-e1430291128594-690x449

Noizy është një nga reperët më të suksesshëm shqiptar.
Ai njihet për karakterin e tij human, andaj në shumë raste u ka ndihmuar familjeve në nevojë dhe të sëmurëve, shkruan lajmi.net.

Ditë më parë, Noizy ka ndërmarrë një aksion bashkë me njerëzit e vullnetit të mirë dhe i dolën në ndihmë një vogëlusheje që i duheshin para për shërim jashtë vendi.

Ai nuk është ndalur me kaq dhe menjëherë ka bërë thirrje që të ndihmohen gjashtë vajza jetime, të cilat kërkojnë strehim dhe mundësi për t’u shkolluar.

 

“6 princesha te vogla nga kuksi kerkojne strehim/shkolle.. where’s my Kuksi Dons Hajde bashkohemi bashke serisht. Goli pare eshte te Arrijm 40.000€ per 1 shtepi ne Tirane 2+1.. info ne Video.. Tel number & Email ❤ une e di qe kuksjant e Londres do bejn mbi 40.000€ per keto zemrat e vogla”, ka shkruar Noizy. /Lajmi.net/