Ky është shteti i parë në botë ku Facebook e WhatsApp do bëhen me pagesë

fb-whatsapp
Parlamenti i Ugandës ka miratuar ligjin për vendosjen e taksës për njerëzit që përdorin platformat e mediave sociale.

Bëhet fjalë për një pagesë prej 0.05 dollarë për njerëzit që përdorin Facebook, WhatsApp, Viber dhe Twitter.

Presidenti Yoweri Museveni kërkonte të bëheshin këto ndryshime duke u argumentuar se mediat sociale inkurajonin thashethemet.

Ligji do të hyjë në fuqi më 1 korrik, por mbetet për tu parë se si do zbatohet.