Shiu dhe breshëri përfshijnë të gjithë rajonin

shi dhe bresher

I gjithë rajoni është përfshirë nga moti i keq. Pas breshrit, i cili shkaktoi dëme të mëdha në Slloveni, të reshurat u shpërngulën në Kroaci. Në të gjithë vendin është ndezur alarmi paralajmërues, ndërsa në Istra reshjet janë shoqëruar me vetëtima të fuqishme dhe breshër. Moti I keq ka përfshirë edhe Mali i Zi. Në shumë rajone për shkak të erërave të fuqishme janë dëmtuar shumë shtëpi dhe objekte të tjera. Në aeroportin e Tivarit janë dëmtuar edhe dy avionë, të cilët kanë qenë të parkuar në pistë.