Reagon Pranvera Vatoci, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë për kundërshtim të veprimeve përmbarimore për HEC-et në Valbonë!

pranvera-1210x642

“Opinioni publik, por edhe segmente të medias dhe shoqërisë civile, janë bërë viktima të një manipulimi të madh të një OJF-je në Tropojë në lidhje me HEC-et e ngritura së fundmi në lumin e Valbonës. Gjatë javës së fundit, në media është hedhur për konsum lajmi se Gjykata e Tropojës ka rrëzuar një vendim të Gjykatës së Apelit. Por nëse e shohim në aspektin juridik, kjo bie pasi Gjykata e Tropojës nuk e ka trajtuar çeshtjen e bllokimit të punimeve, por ka dhënë vendim për një kërkesë të Kompanisë Gener 2 për afatet e ndërtimit të HEC-it, Dragobia 2. Sipas vendimit në fjalë Gjykata e Tropojes ka vendosur të ndalojë veprimet përmbarimore në lidhje me hidrocentralet e Dragobia 2 në Tropojë. nderkohë që zhurma për vendimin e apelit është thjeshtë spekullim, pasi Gjykata e shkallës së parë nuk është shprehur për objektin e shqyrtuar nga apeli administrativ që dha masë sigurie duke bllokuar provizorisht punimet deri ne shyqrtimin në themel të çeshtjes. Në bazë të ligjit, Gjykata merr në vlersim çdo kerkesë dhe vendos mbi prova. Çdo vendim eshte i apelueshem ne shkall gjyqesori me te larta! Por në themel të gjithë këtyre debateve të fryra dhe të krijuara pa asnjë shkak, është një shoqatë që operon në Tropojë, e cila dhe për perfitime financiare, akuzon pa prova çdo institucion në Tropojë që cënon interesat e saj. Mjafton të shohim statistikat dhe të lexojmë numrin e azilkërkuesve shqiptarë në shtete të ndryshme të botës, që në emrin e kësaj shoqate dhe duke përdorur pikërisht konfliktet për HEC-et si argument, për të fituar azil, kuptohet qartë edhe sulmi i fundit ndaj një vendimi të një gjykate të vendit. E gjithë kjo bëhet për arsye përfitimi financiar nga drejtues dhe anëtarë të kësaj shoqate që nuk ka asnjë lidhje me mbrojtjen e lumit Valbona. Pra, vendimi i Gjykatës së Tropojës, nuk ka asnjë lidhje me vendimin e Apelit, pasi shkalla e dytë administrative nuk ka dhënë vendim për kërkesën e kompanisë, por thjeshtë sigurim padie. Ndërsa gjyqtari Saimir Ujkashi ka vendosur për kërkesën e zgjatjes së afatit të punimeve nga kompania Gener 2.”