Njihuni me kickbokserin 26 vjeçarë që po çmend rrjetet sociale me ushtrimet e tij (Video)

42239372_2145137115701415_7234122526001987584_n

Në një bisedë ekskluzive për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, ai ka njoftuar se synimi i tij është ngjitja në majat e këtij sporti. “Në moshën 16 vjeçare fillova të ushtroj boks, sepse ky sport më pëlqen shumë dhe dua të arrij diqka në karrierë.

Fillova në klubin Biri’s Boxing Gym, kurse në një ndeshje zyrtare u futa pas 1 viti stërvitje ku lufta e parë në ring ka qen shumë e vështir për mua sepse isha nervoz, por me kohe e humba edhe frustrimin dhe tani përvoja po më ndihmon shumë”, tha Xhafaj .

Ai shton se në Zvicerr ky sport është shumë shumë i zhvilluar andaj edhe shumë është rënd që të ngjitesh lart prandaj duhet shumë shumë punë.

“Deri më tani kam 12 lufta ku prej tyre 11 fitore me 9 nakaute. Ndeshjen e ardhshme do ta kem vitin e ardhshëm, prandaj kam filluar të përgatitem nga tani. Familja më jep mbështetje të madhe dhe kjo më jep një vyllnet edhe më të madh që të vazhdoj me këtë sport”, tha 26 vjeçari Dardan Xhafaj.

https://youtu.be/VavxxnsjKEA