Ministri Bekteshi në përkrahje të ndërgjegjshmërisë kundër kancerit të gjirit

43467011_920826438102043_5767905134499594240_n
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me bashkëshorten e tij Yllkën, sot ishte pjesë e fushatës për vetëdijēsimin kundër kancerit në gji, që nën moton Forca Rozë u mbajt në Parkun e Qytetit të Shkupit.
Eventi që për të 10-tin vit me radhë organizohet nga Shoqata ‘Borka’, dhe përkrahet nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup, ka për qëllim që ti motivon gratë të kryejnë kontrolle të mamografisë, me qëllim të parandalimit të kancerit në gji, i cili në shumë raste mund të jetë vdekjeprurës.