Përfaqësimi i shqiptarëve në Avokaturën shtetërore 1%, Zaev mos u bënë si Gruevski, hap dyert për shqiptarët

prokuror

Me qëllim që të arrihet përfaqësimi adekuatë i shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në Avokaturën shtetërore, Zhurnal mëson nga burime të sigurta pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane, se deri te këto institucione ka arritur shkresë me shkrim me të cilën kërkohet që të rritet numri i prokuroreve aktuale që të krijohet mundësi e përfaqësimit adekuat të shqiptarëve në këtë institucion.

Për momentin funksionin e Avokaturën shtetërore e ushtrojnë 30 prokuror, në 15 zyrat e saj, ndërsa procedura për emërimin e 3 prokurorve tjerë shtetëror është në proces e sipër, për dy prokurorë në Shkup dhe një në Kumanovë.

Siç mëson Zhurnal, duke u nisur nga fakti se në këtë institucion shtetëror përfaqësimi i shqiptarëve dhe komuniteteve tjera është nën 1 %, është kërkuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Drejtësisë, renata Deskoska dhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani që të rritet numri i prokurorve shtetëror dhe me këtë të plotësohet përfaqëimi i shqiptarëve në institucionin e Avokaturës shtetërore.

Për tu arritur ky qëllim kërkohet që në Avokaturën shtetërore në Shkup numri i prokurorve shtetëror të rritet nga 10 në 20, në Manastir për dy, Gostivar për tre, Tetovë për një, pra nga dy në tre, Ohër, Kërçovë, Kavadar, Gjjevgjeli, Shtip, Prilep dhe KUmanovë po ashtu për një.

Përndryshe me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nr. 19-6641/1 më 2 janar të vitit 2008 janë caktuar 15 zyra rajonale të prokurorisë publike: Shkupi si Qendër e Avokaturën shtetërore e Republikës së Maqedonisë, dhe zyrat rajonale në Manastirë, Kumanovë, Strumicë, Shtip, Koçan, Kavadarë, Gjevgjeli, Gostivarë, Tetovë, Veles, Kërçovë, Prilep dhe Strugë.

Po me të njëjtin vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është caktuar edhe numri i prokurorve shtetëror, sipas të cilit vendim për për rajonin e Shkupit janë caktuar 10 Prokuror Publik, për rajonin e Gostivarit 3 prokuror shtetëror publik, për rajonin e Manastirit, Velsit, Koçanit, Kumanovës, tetovës, Strugës dhe Kërçovës nga 2 prokuror publik, që gjthsej janë 33 prokuror publik shtetëror.

Ndërsa, sipas raportit të siguruar nga Avokaturën shtetërore e Republikës së Maqedonisë gjatë vitit 2016, kanë filluar të shqyrtohen 52 mijë lëndë, ndërsa në vitin 2017 ky numër dukshëm është rritur në 209867 lëndë, nga të gjitha sferat e së drejtës.