Propozim ndryshimet e Ligjit për statistikë shtetërore fillojnë procedurat parlamentare

shirete

Propozim ndryshimet dhe shtesat në Ligjin për statistikë shtetërore tashmë kanë filluar procedurat parlamentare. Me këto propozim ndryshime parashihet ndryshimi i strukturës së Këshillit për statistikë dhe vendosjen e një trupi tjetër si komitet kordinues.

Propozim ndryshimet dhe shtesat në Ligjin për statistikë shtetërore dalin nga rekomandimet e dhëna nga ana e Eurostat, kështu ka deklaruar zv.ministrja e financave Shiret Elezi e cila ka paraqitur dhe mbrojtur të njejtat në parlament.

Në kuadër të Këshillit, anëtarët e administratës shtetërore zëvendësohen me përfaqësues nga shoqëria e biznesit dhe të njejtët do të emërohen nga dhomat ekonomike.

Komiteti kordinues do ketë rolin e përforcimit të rolit kordinues ndërkohë që i njejti do të jetë i përfaqësues nga Enti dhe bartësit tjerë të sistemit nacional të statistikave. Kryetar do të propozohet të jetë drejtori i Entit shtetërorë për statistikë.