Zv.kryeministri Osmani: Gjithmonë kam punuar sipas ligjit dhe në interes të qytetarëve

bujar

Zv.kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani me rastin e hetimeve të reja të hapura nga PSP është gjetur në njërën prej tyre ndërkohë që në një reagim të tij drejtuar mediave ka thënë se gjithmonë ka punuar sipas ligjit dhe në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

“Informacionin për hetimin e hapur nga ana e PSP edhe pse si spekulim e kam dëgjuar dhe lexuar nga mediat megjithatë përbën një befasi për mua, kryesisht përmendja e emrit tim në kontekst të keqpërdorimit të mundëshëm. Në karierën time profesionale dhe politike edhe si ministër i shëndetësisë më parë por edhe tash si zv.kryeministër gjithmonë kam punuar sipas ligjit dhe në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, ka thënë kështu zv.kryeministri Osmani.

Osmani thekson se është në dispozicion të PSP dhe cilitdo organ tjetër hetues pasiqë hetimin e konsideron si normal dhe korekt.

“Hetimin e konsideroj shumë normal dhe korekt e shumë profesional të prokurorisë dhe në atë drejtim jam në disponim të PSP dhe ndonjë organi të drejtësisë në vend për bashkëpunim dhe identifikim të gjendjes faktike, dua të them se nuk kam cfarë të fshehë por pres hetim shumë efikas dhe të shpejtë që të del e vërteta në shesh dhe se nuk mund të kem ndikim e as nuk kam pasur”, ka thënë mes tjerave zv.kryeministri Osmani.