Ty, kombi besën dhënë

enverhoxha
* Në 110- Vjetorin e lindjes së Gjeniut më të madh të njerëzimit e, të kryekolosit të Kombit shqiptar, ENVER HOXHA!
Ndërruar, sa herë motmotet nga ai Tetor; Herë rrëzuar, prapë ringritur madhështorë. E tyrja gjashtëmbëdhjetë, nëntëqind e tetë; Pas Skenderit, ia dha Kombit, birin e vetë!
Zemermbështjelli Ai, në zemren e tetorit; Komb e bir një tik – tak, brenda kraharorit! Dy zemra si një zemer e, Kombi gjallonte; Lëvizte historia e, nga rrahjet ndryshonte!
Tetorianes gjashtëmbëdhjetë, i rritej zemra; Të dyja me një gjak, të dyja, të njëjtët emra!
Ikur sa tetorë, që kur lindi komblashti im; Ata që erdhen, atë tetor, quajtën ‘Shpëtim’!
Imja rracëlashtë, ditëpapara nga robëria; I duhej, si ai një tetor, t’i rilindte historia! Ja, e lindi ai shpresën, ëndrrat u rizgjuan; Nga ditëgjashtëmbëdhjeta, udhët filluan.
Buçiti historia, nga agu i gjashtëmbëdhjetës; E, u shkunden malet, t’ia nxirnin gjumin  jetës.
E shtoi dritën Dielli, t’na ndriçojë mirë rrugën; Ballëngrituri Atdhe, historisë ia fshiu rrudhën!
Nëpër rritje tetorësh, zemrat rrihnin në kraharor; Me vete, legjenda e lavdi, heronj e deshmorë! Ata, birit zemren ia mbrujten, me të vetin ideal; Sa t’i rrihte zemra kombit, e Tija të mos ndalë!
Ende zemra rrah, e atij tetori, mburret historia; E asaj zemre, mrekullia, e kombit, Kryelavdia! Përjetësisht mburren motet, me tetorin e nderit; Që nga ai tetor, të gjithë shekujt, i falen Enverit
                  *            *              *
Ja, serish erdhi tetori dhe këtë herë; Kokëvarur, i turpëruar në maksimum! S’ndrin dielli e, s’ngroh më, si atëherë; Sundojnë popullin, kriminelë e merhumë!
Atyre, baltosur ua kanë, lavdinë dhe nderin; Ende zhabëgjolnaja, i tmerrohet, Enverit! Të ndriturit tetorë, shkelqimnajat vezullimi; Ata, obelisqe Enverjane, n’vetëdije njerëzimi!
I artit tetori, pati qënë, ishte dhe i letersisë; I Enver kryenderit ishte, i urtënorit të lavdisë! I dekadencës sot tetori, turpit, lakuriqësisisë; I dallkaukëve sot, varrëmihës të Shqipërisë!
Ja, erdhi ky tetor, shpirtëgrisur, diellvrarë; Fytyrëdimër, plot mjerim, o shqiptarë! I sëmuri, krizash i mbërthyer, dridhet; E tija varfëri, litar në fyt, sikur na lidhet!
Në diellqeshurin tetor, zemrat na ndrinin; Hambarëmbushur plot, mendjen e flinim. Nga gjilpëra tek raketa, dorën s’e shtrinim; Syrin në shënjestër, si të shqipes bijë rrinim!
Ziente tetori, nga artkulturë e masivizimit; Kryevlera, fytyrëkoha, ajo e socializmit! I urituri shpirt sot, s’ka më me se ushqehet; Ulërijnë boshpolitikat, e jeta shkapëderdhet!
Trembshëm retë mbledhur, qiellin errësojnë; Kurrësesi njerëzit, krimet t’mos i zbulojnë! S’është sot tetori, i begatë, si dikurë e një herë; Baltoset sot lavdia, veç se të mbuloi, o Enver!
Tetori migjenian, i artit të vertetë; Krijuesish sharlatanë, ndjehet sot në siklet!
E realsocializmit, nxihet vlerë e kulturës; Ato, maja Himalaje, artkala të “Diktaturës”!
Vinin tetorët, begatnorë e dritëpranverë; Të rriten ata Ty, i lartësove, o Lavdinder!
Krah me Diell Ty të vunë, botën ta ndriçoje; Ti Diell, na ngrohe zemrat, terrjetën zbove!
Tharë lulet sot, nga dergjë e ‘demokracisë’; O sa shumë çelë ka për Ty, zemer e njerëzisë!
Për Tënden ditëlindje, çelë tetori lule në gurë; I shqiptarisë vigangjeni, ishe, je, Enver o burrë!
Në shtëpi të vetë sot shqiptaria, si ‘lepur i çuar’;Prej rrumpallëpolitikës, krejt përçarë, tradhtuar! Me gojë nuk zihet më, as lavdia e, jo më nderi; Ajo friket pas kaq vitesh, nga Ti, kolos Enveri!
                *                         *
        *
Ndrin e do të ndrijë, e tetorit gjashtëmbëdhjeta, E vitit ogurbardhë, njëmijë e nëntëqind e teta. Lindi djalë Shqipëria, flakëruesin si  rrufeja; Urtësithellin porsi det, dritënorin si e verteta!
Tramundana e mundime, shkunden historinë; Në këmbë Shqipëria, e mbuluara me lavdinë!
Anë e mbanë tundej dheu, dridhej si purteka; Ai mendjeurtënori, nxori kombin nga moçaljeta!
Ai, kapedani, kushtrimtari për bashkim; Ai zemerbashkuesi, yll flamuri për shpëtim!
Ai, birë epopeje, legjendar bash si Skënderi; Ai, kreshniku si n’legjenda, mal vigan , Enveri!
Në këmbë ngriti Atdhenë, ish’ përdhẻ rrëzuar; Vetë udhëhoqi Epopenë, me gjak shkruar!
Ai tundi tokën, gjysëm shekulli kujt s’iu fal; Bota, tjeter s’pati si Ai, ballaz Tij që të dalë!
Të Atij fjalën, sa dheu rëndë, s’e tundi ligësia; E mprehta si shigjetë, vendzëna tek urtësia!
Mendjeholli i pashok, histerive  ç’u bëri ballë; Ai, majander historie, i tha ndershëm ajo, ‘djalë’!
Rrjedh. or rrjedh, i zemres lumi, për Enverin; Ai oqeani, mbledhur shekujsh, me Skenderin!
Dallgë e Tij e urtësisë, e sfidoi edhe tcunamin; Ballas Tij, bashkë suferinat, kurrë s’ia dalin!
Për Enverin, lumenj vargjet, nuk shterrojnë; Prore ajo lumënajë, ‘damarët’ botës ia ushqen.
Për Enverin, s’shuhen Dieli, yjet, s’perendojnë; Përjetësisht, në t’vetëdijes ‘qiell’, Ai shkëlqen!
Vlagë e zemrave, për Enverin muzat i zgjon; Të gjitha varganmotet, për Të kënga i bashkon!
Ai, i epopeve, legjendari, komandanti, ylli i lirisë; I Epokave epokali, më i urti n’kuvend t’urtësisë!
Të botës supërfuqi, para Tij, në gjunjë ranë; – S’mund t’ia dalim, me kolosin! – botës i thanë.
Bishtndërshalaz u terhoqën, ia panë turrin, duhinë; Sa Ai ishtë, të verteta, lirinë patëm, Mëvetësinë!
Ah, e Tija fjalë, sa e gjithë bota njëshë, peshonte; E gjithë botës ‘arsye’ e mosarsyes, atë s’e rrëzonte! Se ajo, e verteta, ndaj, kohërash vlerë e mban jeta; Sa herë Kombi në rrezik, vetetima ajo mbi shkrepa!
    *               *
                 *
Sa herë tetorët ikin, në horizont lart vigani; Përreth erërat sa here frynë, Ai – uragani!
Frymë e Tij, ende zemrat ngroh, u jep fuqi; Pa atë frymë, Atdhe s’ka , as shqiptari!
Gulçon bushtra, shpirtkalbura prej narcizmit; Lodhur njeriu, nga pjellë e saj e neonazizmit.
Bota, koha, të lindë duhet prapë një kryevlerë; Një si Enverin, shpëton globin pa hedh’ në erë!
Sot globalkrimi, njeriun po e shkatërron; Kusht tjeter veç socializmit, vlerat i shpëton?!
Ndaj popuj, globit anë e mbanë, njësh bahkuar;
Krimit ‘globalizëm’, i duhen këmbët, sharruar!
Është Enveri gjallë, kuçedra po i tmerrohet;
Sa më larg ikin vitet, më pranë Ai afrohet!
Bota në udhëkryq, në hamendësi hamletjane;
Askush zgjidhje s’jep, veç urtësia Enverjane!
Botëmadhja, mbi të njerëzimit kurriz, shaluar;
Shkundu ti, o i fjeturi det, andej duhet rrëzuar!
Mirë drejtoja të mendjes ‘sy’, Diellit Enver;
Veten e shpëton e, ty brezat, ta dinë për nder!
S’është koha të ulësh kurriz, të mbyllësh gojë;
Enverjanet mësime mish e gjak, që të shpëtosh!
Bëje për ardhmërinë, neser mos të të mallkojë;
S’ka vend hamendësia: ‘Të rrosh, a të mos rrosh’!
Ja ku është Enveri, i gjallë mbi çdo të gjallë;
Vetem thirri mendjes, mirë hapi sytë në ballë!
Në çdo hap hedhur, ‘xhungla’ don t’na përpijë;
Cili tjeter si Enverit, dorën të na jape, do të vijë?!
Si rrojnë njerëzit, shikojini, tamam si në mesjetë;
Jetë ‘bio’ bëjnë ata, në një vend që ngjan i shkretë!
Afro tri dekada, vendi para s’bëri, as dritën pamë;
Veç mësuam si të vjedhim,  trurin na e shpërlanë!
Sa qe Enver gjeniu, na priu e na nxori në brigje;
Kjo kohë pa Të, prishem rrugë e mbyllem shtigje!
Na mësuan si t’i shajmë, Enverin, lavdinderin;
Dogjëm Shqipërinë, fëmijëve u sollëm ferrin!
E popullit jetë, mënxyrë e, askush s’fajësohet;
Dallkauku, servili, shkallët ngjet e ‘blindohet’!
Bëhet sot baterdia, shkon jeta në fije të perit;
Harbon babëzia, hiç s’e njeh ‘ligjin’ e frerit!
Lakuriq rinia rrugëve, vrarë ëndrrat, idealet;
Trurëfshira e pafat, humnerave s’din ku ndalet!
Pa vetëdije, kolosit shtetin, ia shajnë, mallkojnë;
Droguar, të papunë, plagët mbi kurriz u rëndojnë!
Në luftë s’jemi, si në luftë, pllakosur jeta, vdekje;
Si s’u ngop kjo kuçeder, për gjak, ende paska etje?!
S’lindin nënat më fëmijë, rrudhet kombi,  plakohet;
Fëmia n’bark të nënës, të lind s’don, se frikësohet!
Mbushur rrugët me lypsarë, ‘ushtria’ e mjerimit;
Të plehrave kazanë, shpresë e tyre e ngushëllimit!
Me qenë e macë kacafyten, ‘kafshatën’ të marrin;
Barkëbosh e zorrëthatë, o sa shpejt mbushin varrin!
Për modë thuhet sot: ‘Jetojmë në demokraci’!
Rrojnë mijëra në ngujim, ëndërrojnë një orë liri!
Ndotin mendjet plehmediat, se plehra prodhojnë;
Për kockat që lëpijnë, vetëshitën, na turpërojnë!
                          *                  *
                                    *
Erëra luftrash, fryjnë sot në botë;
– Syhapur jini! – Enveri, prapë na thotë.
Se, kur të vijnë mendtë, ikur ‘dhentë’
E, atëherë, mendtë, s’i hanë as qentë!t
Sa herë e pësuam, se hasmin e harruam;
Me të gjakut lumenj, lirinë e ripaguam!
Drejt kasaphanës, po na çojnë ca ‘kasapë’;
Mjerë ky popull, me këta trapë e delitrapë!
Tetori Yt dritënor, i Nëntorit, vëlla  lirie;
Ti, zjarr mbi bisha, flamurkuqi n’qiell lavdie!
Ti s’u ndale mbi tradhtinë, rrufe u lëshove;
Pushteti, s’u tundove, amanetet n’vend i çove!
Sot Ballkanin, kuçedra e trazon e ulërin;
S’don bashkim shqiptar, ai, atë e tmerron!
Nga hunda kapur ky pushtet, na turpëroi;
Nëpër vite, pa Ty Enver, yni Komb e pësoi!
Sot, dalin ca tradhtarë, me Atdhe bëjnë pazar;
Kombin ta mashtrojnë, zënë pëllasin si gomar.
Sot hasmi, kafshon ne, me dhëmbë ‘shqiptarësh’;
Vdekur, te gjallët sot, Ti me heronj, dilni varresh!
Nuk durohet ky soj pusht shteti lapangjoz;
Të vrasin natën, të qajnë ditën, ah ç’karagjozë!
Përpijnë krejt pasuritë, oktapodët e pamëshirë;
Me pushtetin n’ortakëri, të pangopurit vampirë!
Ah të mundej, o Enver, veç një herë Ty të shihnin;
Pasuritë do t’i linin, të miut vrima që t’i blinin!
Pastrohej Atdhe e Komb, farëkeqjeje të pështirë;
Serish krenaria, dinjiteti, yni emerlashti, i mirë!
Sot shqiptari i vertetë, o Enver, të thërret;
Pa Ty mbetur, po vdes shqiptaria, vaj medet!
Enver ngrihu, llumi na mbuloi, faqja na u nxi;
Lavdia të mos harrohet, të don kjo shqiptari!
Kombit, rinia iu shkatërrua, oh ç’i madh krim;
Plehërash mbuluar, mjerë ne e ti, o vendi im!
Sot për fushë droga dalë, e mjera ti, o rini;
Sot pushtet mjerimi, fytyrëjotja, ‘demokraci’!
Ndaj Enver, fundërrinat sot, po të shajnë;
Se fjalë burri pate, këta ç’thonë krrë s’e mbajnë!
Qelbndotës sot korrupsioni, ngjitur në pushtet;
Na duhesh, o Enver, t’i shkundësh si termet!
Dielli lind, perendon, vijnë kohërat, shkojnë;
Urtësia, dritëmendja Jote, botën e ndrçojnë!
Botëkalbura vjetersirë, germadhë, po shembet;
Serish botës endet ‘fantazma’, serish po endet!
Nga endje e ‘fantazmës, kuçedra çmendet;
E din, i erdhi fundi, ‘ilaç’ për të nuk gjëndet.
E Jotja profeci, ka kohë që është vertetuar;
Ahtu, siç thẻ e shkrove, edhe bota ka pësuar!
Ta njeh bota Ty lavdinë, ajo sot të përulet;
E Jotja urtësi, rrënjëhedhura, zemrash ngulet!
Ti, gjeniali i mendimit, ia tregove njerëzimit;
Është lufta çlirimtare, kauza jote e shpetimit!
Prore shekujt, në ndergjegje na trokasin;
I shuajnë ligësitë, se urtësive iu përkasin!
Vlerënajë motesh, e ushqejnë njerëzimin;
Ti, biri i urtësisë, flakënor i qytetërimit!
Historisë, Ti Enver, i dhẻ dritë, tëndin emer;
E shndërrove n’lavdiepokë, me Tënden zemer!
Ti, i mendimit, kryemaja, si Dielli për tokën;
Bota dritën Ty ta pa e, mirë ta njohu forcën!
Shkulma-shkulma tundet, shkundet historia;
Vjen nga thellësi e saj, të të mbulojë lavdia!
Tymojnë plehërat, kalbësirë kundermojnë;
Përmi to lartohesh Ti, dot nuk të rrëzojnë!
Ti, shqipja, ylli i lirisë, n’stuhi linde, u kalite;
Përherë vdekjen e sfidove e asaj, kurrë s’i ike!
Përmbi kohëra fitimtar, mbajnë ato emrin Tënd;
Ndaj historia, Ty të vuri në të nderit kryevend!
Falë Tëndes dritë, rrugën njerëzia do ta shikojë;
Arsyes do t’i thërrasë, ardhmërinë ta shpëtojë!
Ndaj, vetem rritesh, o Enver, motesh ndritesh;
O katakomb i shqiptarisë, vetem majash ngjitesh!
Tetorët enverjanë, vargane motesh nderi;
Ata aradha nderi, në ballë u prin Enveri!
Tetori, Enverin na e dha, Nëntori, lirinë;
Dy vëllezermote, rilinden Shqipërinë!
Vetëtimë gjashtëmbëdhjeta, në qiellin me re;
Risolli dritë e saj, jetë e shpresë ndër ne.
Ajo, ditëhistoria, ditëmadhja krye ditëve;
I priu e i prin historisë, n’kulme nderi t’viteve!
E tetorit gjashtëmbëdhjeta, kulmnaja kohore;
Që andej shqiptaria, faqebardha si prore!
E tetorit zemer , ajo datë diell na fali;
N’arealin shqiptar, mali, mbi thepnaja mali!
Enverjanë, tetorët shqiptarë, mbuluar nga nderi;
Obelisqe krenarie, në kujtesë kohërash ngulen.
Ata firmëvetetima dhe, vulëkohërash njëheri;
I tyre yll, Enveri, me Atë, shekujve s’tunden!
Tetorët, sa herë të vijnë, me ata Kombi rilind;
Çdo vit e shekull që kalon, me Ty, fort na lidh!
S’ka furtunë as suferinë, ta zgjidhë lidhjen tonë;
Ty kombi, besën dhënë, motesh, sot e gjithmonë!
                           Tiranë, me 16 Tetor 2018.