Lideri i BDI-së Ahmeti: Bujar Osmani është i pastër

bujar-1-750x395

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në TV21 duke folur mbi lëndën e fundit të PSP-së, ku përmendet edhe emri i zv.kryeministrit Bujar Osmani, tha se është i sigurtë se ai është i pastër.

“Ju garantojë se ka kryer detyrën me ndershmëri. Nuk e kamë parë dosjen, por duke e njohur, jam i bindur në këtë”, tha Ahmeti.

Ai shtoi më tej që procedura të përundojë sa më shpejtë, prej ku edhe do të dalë e vërteta.

“Ne në BDI unanimisht kemi thënë se çdo funksionarë i joni duhet të hetohet nëse ka pasur keqpërdorime dhe qendrojmë pas kësaj”, tha ai.

I pyetur nëse Bujar Osmani mund të jetë pasardhës i Ahmetit, ai përgjgjet:

“Ka shumë njerëz në parti që mund të më zëvendësojë, por unë ende jam i ri”, tha Ahmeti.

Periudhën e ardhshme tha Ahmeti, BDI do punojë për Kongresin e ardhshëm partiak dhe platformën e 20 viteve të ardhshme të partisë, për ta përgatitur partinë për sfidat e ardhshme.

Ahmeti tha se Kongersi i ardhshëm mund të mbahet pas Vitit të Ri.