Abdurrahim Xhemaili, boksieri i ri shqiptar që synon majat

45541555_752519371775263_401635465729409024_n

Të rinjtë shqiptarë në mërgatë dita-ditës po bëhen shembull duke thyer ato stereotipet, e duke larguar syrin e keq me të cilin shiheshin deri para ca vitesh nga te huajt. Sporti është një element i rëndësishëm I cili ka ndihmuar në ngritjen e vetëdijes, duke qënë sa më të shëndetshëm dhe poashtu duke korrur suksese në këtë fushë për ata që merren profesionalisht me sport. I tillë është edhe rasti i boksierit të ri Abdurrahim Xhemaili, 16 vjeçarit të lindur në Zvicër, por me origjinë shqiptare nga Rahovica e Preshevës. Ai vjen nga një familje sportdashëse dhe patriote. Babai i tij ka qënë ushtar, ndërsa gjyshi ish i përndjekur politik. Djaloshi shqiptar paralelisht me sportin, ndjek edhe shkollën e mesme për arkitekturë në Ëinterthur. Abdurrahimi flet edhe për pasionin për sportin, si filloi atë dhe synimet e tij: “Kam filluar të ushtroj boks që kur isha 9 vjec. Paksa dëshira ime, por edhe e familjes. Është sport i vështirë, luftarak, por më i vogël kam qënë tip goxha i lëvizshëm dhe trazovaç”. Ai momentalisht ushtron në klubin Dubendorf, me trajnerin gjerman Stefen Giorgi dhe përballjen e rradhës e ka në muajin dhjetor. Mesa duket Abdurrahimi do të jetë e ardhmja e këtij sporti sepse entuziazmi për fitore veçse i shtohet. Gazetare: Brunilda Shingjergji Kuçi