Ibrahim Kasami godet dy herash – me baladë dhe këngë për stërgjyshin

45633452_690439751327050_2647273904015409152_n

Ibrahim Kasami është zëri që jehon kudo, një këngëtar që është dëshmuar prej vitesh, duke sjellë këngë të bukura, videoklipe interesante dhe duke qenë përherë pranë publikut të gjërë.

I pranishëm në dasma, ahengje, mbrëmje muzikore, e gjitjashtu produktiv në industrinë e muzikës me këngë hite.

Ibrahim Kasami, ia ka dalë sukseshëm që të jetë ndër këngëtarët më të angazhuar në Maqedoni, Diasporë, e të ketë kërkesa gjithëandej ku ka shqiptarë.

Zëri i mirënjohur së fundi ka lansuar dy këngë të shoqëruara me videoklipe. E para është një balaë e ndjeshme me titull “Në parkun e qytetit”, që vjen me muzikë nga Luan Mamuti, ndërkaq orkestrim dhe incizim nga Bekim Malsia.

Këtë baladë të bukur mund ta dëgjoni këtu:

Këngëtari, gjithashtu ka realizuar edhe një projekt tjetër mjaftë domethënës, nje këngë për stërgjyshin e tij Kasem Qehaja, që njihej si burrë bujar, zemërgjërë dhe shumë human. Historia e Kasem Qehajes që kishte 20 mijë dhen, e që jetonte në fshatin Gurgunicë, fshat i Malsisë, diku 30 km pranë Tetoves, tashmë është shndërruar në këngë.

Tekstin e kësaj kënge dedikuese e ka shtuar vetë këngëtari bashkë me Lirim Aliun, ndërkaë melodia është krijim i Sami Aliut. Orekstrimi është realizuar në Studio Xheni. Ky krijim muzikor menjëherë ka nisur të marrë pëlqimin e publikut

Këngën për Kasem Qehajen mund ta degjoni këtu: