Në turneun Kupa e Pavarësisë, Ard Kasami 20 vjeçari një talent me plot potencial që premton!

ard

Ard Kasami futbollist i ekipit Struga Trim Lum në turneun Kupa e Pavarësisë 2018 shfaqi talentin e tij në dy ndeshjet që u zhvilluan në Stadiumin Skënderbeu të Korçës. Ard Kasami është një futbollist mesfushor i cili mund luaj edhe në repartin e mbrojtjes, ai shifet si një futbollist standart në formacionin e trajnerit Jeton Beqiri. Kasami në skuadrën e Struga e Trim Lumi vjen si një futbollist i ish Shkëndijës së Tetovës, futbollist i cili ka kaluar me sukses të gjitha kategoritë në skuadrën e të rrinjëve të Shkëndijës ku ka fituar gjithçka me këtë skuadër. Duhet të potencojmë se skuadra e Struga Trim Lumi pretendon këtë vit të hedh hapin drejt kategorisë së parë dhe jo më kot është e vendosur që të afrojë talente të llojit siç është edhe Ard Kasami.