Dy shqiptare në ‘Miss Afrika’, motrat që pritet të shkëlqejnë atje

motrat

Një spektakël i nivelit ndërkombëtar, ai i bukurisë do të mbahet në Zvicër këtë fundvit, ku bukuroshet nga Afrika do të zbresin në pistë për të konkuruar për kurorën “Miss Afrika në Zvicër”.

E pjesë e këtij konkursi të bukurisë do të jenë edhe dy motrat me prejardhje nga Kosova, Bernadeta Anna Nikollbibaj, “Miss Grande Kosova” dhe Lea Galliker nje modele tjetër e me suksese të mëdha në fushën e modelimit, nga kompania “ëorldmodel”. Anna do të jetë pjesë e jurisë, ku së bashku me profesionist të tjerë do ti vlerësoj bukuroshet nga Afrika.

“Ndihem shumë e previlegjuar që do të jem pjesë e këtij spektakëli, e vlerësoj lartë ftesën nga organizatorët dhe jam shumë krenare, pasi do të jem e vetmja shqiptare e cila do ti vlerësoj bukurshet nga vendet e tjera të botës”, shprehet Anna

Ndërsa, roli i Leas në këtë spektakël do të jetë ai i stilistes. Spektakeli i bukurisë do të mbahet me 28 Dhjetor në Zvicër.