Ela Muja: Nuk ekspozohem për të arritur pëlqime, më pëlqen diçka normale edhe jo ekzagjerimi

46990486_751529175209791_9208387527319224320_n

Ishte pak ditë më parë në Prishtinë e ftuar në një xhirim festiv në programet e Vitit të Ri dhe natyrisht prania e saj do të binte në sy, pasi falë Zotit ajo ka një pamje tërheqëse dhe konsiderohet një këngëtare mjaft e bukur. E ka nisur si hobi muzikën nga dëshira që ka pasur për të kënduar, por sot ka disa këngë me klipe në treg nga “Bone bone” e deri te kënga më e re duet me Labinot Rexha “Jepma ti zemrën”, që po pritet mjafrt mirë. Kjo është këngëtarja që ka lindur ne Kukës por jeton në Tiranë Ela Muja, ku ne e takuam për të mësuar më shumë në këtë intervistë për gazetën tonë ku ajo ka folur jo vetëm për muzikën e saj por edhe se ku jeton, më shumë në udhëtime që është hobi i saj e deri te se a ka një menaxher një bukuroshe si ajo!.

Përshëndetje! Këto ditë ishit në Kosovë, për ndonjë xhirim festiv apo promovim të këngës më të re?

Po ishim të ftuar në xhirime, por edhe na pëlqen Prishtina kemi shumë miq e kolegë!

Le ta njohim më shumë Elën, një këngëtare simpatike e cila është nga cili vend dhe ku jeton dhe sa kohë që merresh më muzikë?

Unë jetoj në Tiranë, por shumicën e jetës time e kam kaluar në Europë, pasi më pëlqen shumë të udhëtoj.

Keni disa këngë dhe klipe në treg, si kanë ecur dhe cila ka qenë më e mira për ty? –

Unë me të vërtetë dëshirë kam pasur gjithmonë që të këndoj, po kurrë nuk kam menduar që do të bëj klip, po ja që erdhi dita e i bëra, në të cilën arrita pak sukses dhe jam e gëzuar që po pëlqehen, natyrisht falë Zotit e fal punës që kam bërë.

Po me Labinot Rexha nga lindi bashkëpunimi?

Me Labinotin e kam shok prej vitesh , edhe ka lindur bashkëpunimi kështu në fillim si me shaka duke thënë se do e bëjmë një bashkëpunim, kështu e thonim po e pastaj harronim, edhe më në fund e vendosëm edhe e realizuam këtë bashkëpunimin, ku mbi të gjitha po pëlqehet edhe kënga.

Cilët janë bashkëpunëtorët e tu më të mirë dhe deri tani a kanë kuptuar dhe zbuluar ashtu si duhet talentin e Elës?

Bashkëpuntorët e mi janë të shumtë dhe të cilët i respektoj shumë edhe anasjelltas. Por është e vërtëtë se çdo njeri ka një talent po duhet ta zbulosh.

Jeni mjaft simpatike një armë e fortë kjo për skenë, apo mendon se zërin e ke armën më të fortë?

Në fakt nuk ekspozohem për të arritur pëlqime, më pëlqen të jem normale edhe jo ekzagjerimi, për pjesën e dytë të pyestjes tënde, po sot ja vlejnë që të dyja.

Më thuaj një apo dy meshkuj të estradës shqiptare që do tu thoje “PO” menjëherë nëse ata do të kërkonin një bashkëpunim?

S’po më vinë në mendje se kush tani për tani, por do ta zbuloj më vonë se kush, e do të kem një apo dy emra.

Ku këndon më shumë Ela në Shqipëri, Kosovë apo në Diasporë?

Po në dasme ke provuar të këndosh?

Gjithandej këndoj, se Shqiptaria është e madhe edhe kudo që ka shqiptarë këndoj. Në dasëm akoma jo, po shumë shpejt besoj se po.

Keni një menaxher apo vetëmenaxhoheni?

Cdo gjë e ka një menaxher, si unë.

Pas këngës më të re me Labin, po mendoni ndonjë projekt të ri e do të jetë solo apo në duet përsëri?

Kismet nuk i dihet.