Elezi: Përkrahje të fuqishme për kompanitë e vogla dhe të mesme me Programin për reformat ekonomike 2019-2021

elezi

Përmirësimi i mjedisit të biznesit, rritja e konkurrencës, zvogëlimi i papunësisë dhe krijimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse, parashikon Programi e reformës ekonomike 2019-2021. Ministria e Financave pati një takim pune midis institucioneve që zbatojnë reformat, sektorin joqeveritar dhe pjesën e ekspertëve. Dokumenti përfundimtar është detyrimi i Qeverisë për ta dorëzuar atë në Komisionin Europian deri më 31 janar të vitit 2019, kështu potencoi zv.ministrja e financave, Dr. Shiret Elezi.

Sipas Raportit të fundit, Maqedonia ka arritur sukses më të madh në zbatimin e rekomandimeve të dhëna në maj të vitit të kaluar. Gjithashtu është vënë re se vendi ka përmirësuar seriozisht vlerësimin në krahasim me vitin e kaluar.

Rekomandimet në lidhje me miratimin e Programit të Reformës së Financave Publike dhe ngritjen e politikës monetare janë zbatuar plotësisht. Përmbushja e rëndësishme vihet re në rekomandimet që kanë të bëjnë me rritjen e transparencës fiskale, përdorimin e ENER, promovimin e arsimit profesional nëpërmjet futjes së një modeli të arsimit të dyfishtë. Megjithatë, ne ende kemi sfida për të kaluar, jo vetëm për të përmirësuar vlerësimin, por për të përmirësuar standardet e ekonomisë dhe të jetesës së qytetarëve, kështu vlerësoi mes tjerave zv.ministrja Elezi.

Programi i ri është veçanërisht i rëndësishëm për kompanitë e vogla dhe të mesme. Ato synojnë rritjen e konkurrencës, mbështetjen e inovacionit, adoptimin e standardeve më të larta të cilësisë, prodhimin me vlerë më të madhe të shtuar dhe lidhjen me kompanitë e huaja. Po ashtu janë duke u bërë ndryshime në Ligjin për Prokurimin Publik, i cili do të sigurojë aplikimin e parimit “vlera më e mirë për paratë” dhe do të sigurojë transparencë dhe konkurencë në përputhje me parimet e BE-së.

Qeveria i kushton vëmendje të veçantë trajtimit të ekonomisë gri. Këtë vit, Strategjia për formalizimin e ekonomisë informale, si dhe Plani i Veprimit, u miratua me aktivitete bartëse dhe afatet specifike. Po ashtu po punohet për një zgjidhje të re ligjore, mbikëqyrjen e inspektimit, që përveç ekonomisë gri, u vërejt gjithashtu si një problem edhe nga komuniteti i biznesit. Në vijim janë duke u zhvilluar aktivitete për ndryshimin e Ligjit për Gjykatat, të cilat duhet të kontribuojnë në përmirësimin e procesit të zgjidhjes së kontesteve gjyqësore tregtare.

Reforma të rëndësishme janë parashikuar gjithashtu edhe në fushën e arsimit, mbrojtjes sociale. Në fushën e arsimit, do të bëhen përpjekje për të rritur punën praktike në sistemin arsimorë, për të përmirësuar kapacitetet e stafit arsimorë dhe për të rritur bashkëpunimin midis institucioneve arsimore dhe firmave. Do të vazhdojë me zbatimin e masës ‘Garanci për të rinjtë’, e cila masë duhet t’u mundësojë të rinjëve të përfshihen më shumë në tregun e punës pas përfundimit të arsimimit të tyre. Në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjes sociale, është duke u zhvilluar një reformë gjithëpërfshirëse e sistemeve për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve. Qëllimi i qeverisë është të zvogëlojë varfërinë në 16% deri në vitin 2021.

Pas dorëzimit të Programit në Komisionin Europian, vijon më tej misioni i vlerësimit. Një dialog ekonomiko-financiarë do të organizohet në Bruksel në muajin maj, në të cilin pritet të miratohen rekomandime të përbashkëta për të përmirësuar qeverisjen ekonomike të vendit. Përgatitja e Programit është pjesë e procesit të para-anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian.