Ish ministri Bashkim Ameti u mban një lekcion falas qeverisë së kryeministrit, Zoran Zaev për ndotjen e ajrit

bashkim

Ish ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti ka reaguar publikisht në rrjetin social Facebook, në  lidhje me ndotjen e  ajrit në Maqedoni, sidomos me atë se sa ka ndikuar mbyllja e fabrikës Jugohrom në Tetovë gjatë vitit 2016-të, që qytetarët e Tetovës dhe një pjesë të Shkupit të thithin ajër më të pastër.

Asnjë masë e veprim tjetër, dhe asnjë politikë qeveritare deri më tani nuk ka dhënë efekt më të madh në uljen e ndotjes së ajrit se sa Vendimi për mbylljen e Jugohromit në vitin 2016. Efekti ndihet sot në Tetovë dhe disa pjesë të Shkupit.

#PunëMëShumësePR

Ниедна мерка ниту било каква владина политика досега нема дадено повеке придонес во намалување на загадувањето во РМ отколку Одлуката за затварање на Југохром во 2016. Ефектот се чуствува денес во Тетово и делови од Скопје

#РаботаПредПР

Ndryshe, Ish ministri i Ekologjisë , Bashkim Ahmeti do të mbahet mend në historinë e Maqedonisë që për herë të parë i vendosi dryninë në vitin 2016-të  fabrikës më helmuese JUGOHROM në Tetovë, që rrezikonte jetën e mbi 300.000 mijë shqiptarëve të Pollogut dhe etniteteve tjera. Ahmeti si funksionar i lartë i BDI-së në koordinim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti vendosi që të mbyll kombinatin helmues Jugohrom që prodhonte legura të rrezikshme dhe nuk kishte vendos filtra që mos ta ndotë ajrin.

Për shkak të mbylljes së kësaj fabrike të rrezikshme, edhe këtë dimër qytetarët e Tetovës do ta kalojnë me ajrë shumë të pastër, e jo si para disa viteve kur Tetova u shpall si qyteti më i ndotur në planetin tokë. Ndryshe, Ahmeti si një kuadër i ri nga Komuna e Sarajit me shumë sukses ka ushtruar funskione të rëndësishme në institucionet shtetërore, ku mes tjerash një kohë ka qenë shef kabineti  i Ministritë të Drejtësisë dhe në Fondin Pensional të Maqedonisë