Dizajnerja Mervedete Bytyqi iu lë pa fjalë me koleksionin e ri

mer

Mervedete Bytyqi është emër i konfirmuar në industrinë e modës. Ajo, është ndër dizajneret më kreative në vend, që ka prezantuar disa koleksione unike, pas së cilave shumë femra janë dashuruar që në shikim të parë.

Artistja sapo ka shfaqur koleksionin e ri të fustanave ekskluziv, e që janë krijuar me një dozë të fortë arti.

Koleksioni është titulluar “Origin” dhe vjen ndryshe e me shumë specifika në vete. Materiali, format dhe detajet janë diçka e pa parë dhe shumë origjinale.

Ky koleksion është vërtet madhështor dhe jo rastësisht ngjan i tillë. Dizajnerja tregon se gjatë një udhëtimi për në Gjeravicë, në pikën më të lartë në Kosovë, krijoi ëndrrën për një koleksion që do ta bënte njësh fortësinë e natyrës dhe brishtësinë e femrës, shkruan “Kosovarja”.

Puna rreth krijimit të 16 fustaneve të koleksionit ishte e gjatë, sfiduese dhe suksesi, një magji e vërtet. Dizajnerja Mervedete Bytyqi ka zgjedhur për modele bukuroshen Dhurata Lipovica, e cila të gjithë fustanat i ka prezantuar në mënyrë të mrekullueshme. Fotot janë realizuar nga fotografi profesionist Shenoll Zehri.

Sipas dizajneres, “Origin” i dedikohet çdo femre që ka hapur dyert e atelesë “MB fashion” , si mirënjohje për sukseset e emrit të saj dhe gjithë stafit.