Politikani dhe biznesmeni shqiptar nga Maqedonia kasirat bizneset kosovare (Foto)

pare
Pronarët e komppanisë “Bis Oil”, Imer Selmani (drejtor gjeneral), Bejtullah Selmani  dhe Zyrij Osmani, që ndodhej tek tregu i gjelbër në Prishtinë, në mungesë të derivateve të naftës për të furnizuar veturat e EULEX-it, me të cilin kishte marrëveshje, dhe nga droja se do e humbas këtë marrëveshje, zgjidhjen e këtij problemi e kishin zgjedhur tek pompat e tjera të benzinës.

Ata atyre, qysh në tetor të vitit 2016, u kishte marr me mijëra litra naftë dhe dhjetëra mijëra euro para të gatshme, duke iu premtua kthim të shpejtë, por edhe as pas dy vitesh ai nuk u ka kthyer as edhe një litër ose cent.

Kështu thotë në një prononcim për Kosova.info, Avni Hasani, nga N.T. Global Trade, nga Ferizaj, pretendime këto që zotëri Selmani i ka demantuar.

Ata i janë drejtuar tashmë drejtësisë.

Imer Selmani, pronar i “Bis Oil”, i kontaktuar nga redaksia e Kosova.info, i ka demantuar këto akuza, duke thënë se, unë dhe ndërmarrja që unë drejtoj “Bis Oil Shkup”, nuk i kemi asnjë cent borxh njerëzve qe ju paskan pru ndonjë dokument.

“As qe kam blerë ndonjëherë nga ata ose dikush tjetër diçka e as që ju kam borxh”, ka thënë Selmani.

“Ju lutem mirë t’i kontrolloni letrat a qëndron emri ose nënshkrimi im në ato letra diku. Jashtë kësaj gjithçka është shpifje edhe manipulim. Të kishte qenë e vërtet ka ligje edhe gjyqe vendore edhe ndërkombëtare për tu sqarua llogaritë eventuale”, ka thënë Selmani për Kosova.info.

Por dëshmitë që kanë dërguar naftëtarët e tjerë flasin në favor të tyre.

Avni Hasani nga N.T. Global Trade, nga Ferizaj, thotë se vetëm atij, kompania “Bis Oil” ia ka marr 5.000 litra naftë dhe 3 mijë euro kesh.

“Jemi shumë naftëtarë që kemi rënë pre e tij. Na mori si naftë dhe para të gatshme për një afat të shkurtër kthimi, por s’na i ktheu asnjëherë”.

Hasani thotë se zotëri Selmanin e kemi takuar edhe në zyrën e tij në Shkup, por na përzuri nga aty.

“S’na mbeti rrugë tjetër, veçse t’i drejtohemi organeve të drejtësisë për të arritur të drejtat tona”’.

Ai dhe të tjerët si ai, shpresojnë se drejtësia do ta thotë fjalën e duhur.

Kosova.info, ua sjellë dokumentet faktuese: