Ismet Sylejmani: Drita e Amerikës në Kosovë!

received_2368849003186750-696x928

Drita është personazh i madh i US ARMY në Kosovë! Aja rreshtohet bashkë me një numër nga Amerika me prejardhje shiptare që kanë dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e paqes dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës!

Drita është përfaqesuesja më në zë e US ARMY në Kosovë!

Përfundimi i luftës në Kosovë dhe hyrja e trupave të NATO-s e ka gjetur Dritën pranë ushtarëve, komandantëve e gjeneralëve të lavdishëm amerikanë!

Drita është shqiptaro-amerikanja që ka marrë pjesë në çdo eveniment relevant në Kosovën e pasluftës!

Drita erdhi si përkthyesja e komandantëve dhe përfundoi si këshilltarja e lartë e politikës Amerikane të shumë gjeneralëve në Camp Bondsteel në Kosovë!

Drita është ajo që ka dhënë kontribut në konsolidimin dhe funksionimin e Kosovës së pas luftës së UÇK-së!

Drita ishte artikulluesja e madhe dhe e vetme, ajo që ka ndërmjetesuar në mes komandantit të Campit Bondsteel dhe institucioneve ushtarako-politike të popullit shqiptar të Kosovës për më shumë se një dekadë ku sherbeu më me shumë se 20 gjeneralë amerikanë si antare Civile pjesë e Grupit të udheqjes më lartë të US ARMY që erdhi me NATO-n, ajo vetë si amerikane me gjak shqiptare – malësore.

Me krenari vazhdon me jetu dhe me punu në Kosovë në fushën e sigurisë, si vazhdimësi e konsildimit shtetit tonë!

Roli i madh dhe i pazëvendësueshem i Dritës në Kosovë, është historik dhe do të mbetet përgjithmonë në memorien e popullit shqiptar!

Drita është femra e madhe dhe e vetme që ia ka kushtuar afer 20 vite të jetës së saj shtetit të vet Amerikës dhe njikohësisht popullit të Kosovës.

Drita është ëmblema e shqiptaro-amerikane në Kosovë!

Është rast i rrallë dhe ka për të mbetur i tillë, që një femer shqiptaro-amerikane ushqen një dashuri të pakufishme për babain e sajë, i cili edhe pse nuk jeton më, amanetin vazhdon me ja qu në vend!

Drita nuk i pranon por ka merita të mëdha dhe të veçanta të krijimit të KOSOVA ARMY!

Ashtu sikur Drita që ka dhanë kontributin e saj në themillimin e USHTRISË SË KOSOVËS, ka edhe shumë shtetas amerikanë me prejardhje shqiptare që kanë kontribuar dhe të cilët i përshendesim dhe e çmojmë lartë kontributin e tyre!

Prandaj me rastin e krijimit të USHTRISË SË KOSOVËS kam knaqesinë dhe nderin e madh që si ish – Anëtar i Shtabit e ish – zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së dhe Zonës se 6-të të TMK-së ku edhe e njofta Dritën para 20 viteve, t’i shpreh falenderimet e mia dhe të popullit shqiptar të Kosovës, kësaj shqiptaro-amerikaneje të madhe, e cila ka dhënë dhe ka bërë shumë për Kosovën në veçanti dhe popullin shqiptar në përgjithësi!

Faleminderit Drita!

Përgjithmonë të jemi mirënjohës!

Jemi me fat që të kemi në mesin tonë!

Shëndet e suksese Drita e madhe, Ti shqiptaro – amerikanja e lavdishme!

P.S.:
Drita Pereziç, është e lindur më 1971, shtëpia e saj në Amerike është në New York!
Ka dy femijë vajzën Zana Marijen dhe djalin Alexanderi!