Elezi: Me ndryshimet në Ligjin për tatimin mbi fitim vendosen kupona për donacionin në sport

DSC_1506

Më shumë mbështetje për sportin nëpërmjet sistemit të bonave të donacionit, dispozita të reja moderne lidhur me çmimet e transferimit dhe rregullimin e trajtimit tatimor të shoqatave të qytetarëve janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi tatimin mbi fitimin. Ata synojnë të tejkalojnë disa mangësi të ligjit ekzistues dhe të përmirësojnë rregulloren, kështu ka theksuar në seancën plenare në parlament zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

“Projekt amandamenti i prezantuar vendoset mundësia që tatimpaguesi i cili ka dhuruar fonde për subjektet sportive në bazë të një kuponi të marra nga subjekti sportiv, t’i zvogëlohettatimin mbi të ardhurat i llogaritur në shumën e donacionit përfundimtarë, deri në 50% nga taksë e përllogaritur”, theksoi kështu zv.ministrja Elezi.

Elezi vuri në dukje se ndryshimet e propozuara paraqesin dispozita të reja për çmimet e transferimit, domethënë çmimet për transaksionet ndërmjet palëve të lidhura, sipas rekomandimeve moderne të OECD-së. Me këto ndryshime, legjislacioni vendor tha ajo është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Mundësitë për manipulimin e taksave po ashtu zvogëlohen, gjë që pritet të rrisë të ardhurat tatimore në periudhë afatmesme.

Amendamentet e propozuara gjithashtu rregullojnë trajtimin tatimor të shoqatave dhe fondacioneve të qytetarëve.

“Vërtetohet se ata nuk janë tatimpagues të fitimit dhe pavarësisht aktivitetit të tyre jo-fitimprurëse, në të njëjtin vit dhe të gjeneruar në të hyra nga kryerjen e veprimtarisë ekonomike tejkalohen në 1.000.000 në të cilin rast ato bëhen tatimpagues sipas normës së tatimit prej 1%, por vetëm për të ardhurat nga veprimtaria ekonomike dhe vetëm për pjesën që tejkalon 1.000.000 denarë”, vlerësoi kështu në sqarimin e saj zv.ministrja Elezi.

Me projekt-amendamentet për ndryshim trajtohet edhe dërgesave e parave respektivisht, parashikon se kreditë e dhëna për personat juridik rezident të Republikës së Maqedonisë nuk do të tatimohen me tatimin mbi të ardhurat.