Taravari tërheq buxhetin me rekomandim të VMRO-DPMNE dhe Mickocskit

komunagostivarit

Burime tona të afërta me koalicionin lokal ASH – VMRO në Gostivar, bëjnë me dije që vendimi i Kryetarit të komunës së Gostivarit Arben Taravari për tërheqje të buxhetit pë ta pamundësuar miratimin nga ana e këshillit të komunës së Gostivarit, ka qenë i ndikuar dhe me sugjërim nga VMRO-DPMNE dhe lideri i saj, Mickovski, shkruan Strugalajm.org

Burimet tona flasin që ky koordinim mes tyre bëhet për të destabilizuar skenën politike në prag të miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Sot, Kryesuesi i këshillit të komunës së Gostivarit, Nasir Musliu thirri senacën për të miratuar buxhetin por Taravari në momentin e fundit e tërhoqi atë.

Reagoi BDI duke thenë që: Taravari me metodën e tij tashmë të njohur demagogjike, në momentin e fundit tërhoqi buxhetin duke pamundësuar miratimin nga ana e këshilltarëve. “Këshilltarët e BDI-së dhe shumicës, pranuan të miratojmë gati 99 % të buxhetit të propozuar nga Arben Taravari, edhe pse është buxheti manipulativ me më pak investime kapitale, me më pak mjete per shkollat, me më pak mjete për sport, kukturë dhe më pak mjete për asistencë sociale. Nuk u pranua të miratohet vetë pjesa e buxhetit të paraparë për punësimeve të ushtarëve partiak”, thanë nga BDI. “Unë e tërhoqa projekt-buxhetin për vitin 2019, duke qenë se ndodhem në pozitë që duhet të mendoj për fatin e njerëzve, në mënyrë që qyteti të ketë një jetë më të mirë”, ishte reagimi Taravarit.