Amela, ylli i muzikës për fëmijë me foto festive

48991408_269900643682967_5085929654347366400_n

Ylli i muzikës për fëmijë, Amela Neziri nga Prishtina, bashkë me këngën e saj “Na ishte dikur”, krijim i Naim Krasniqit, ka sjell freski në Shkup në skenën e festivalit për fëmijë “Ylberi”, që mbahet prej 19 vitesh dhe mbledh në një vend fëmijë të talentuar nga të gjitha viset shqiptare dhe jo vetëm.

Amela, që u bë e njohur me këngën “Karnevali” e më pas me disa krijime të tjera, në festivalin e madh të Shkupit ka fituar çmimin e parë të jurisë. Interpretimi i bukuroshes tetë vjeçare ka marrë gjithë vëmendjen dhe duartrokitjen e publikut në sallë dhe jurisë së përbërë nga emra të njohur të muzikës nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Ylli i ri i muzikës per fëmijë, Amela, këtë fundvit vjen me një set fotosh festive.