Ndryshimet kushtetuese do të votohen, Saliu: Kërkesat e partive shqiptare të vonshme

saliu

Ndryshimet kushtetuese do të miratohen me shumicë të 2/3-ve thotë profesori universitar Argëtim Saliu. Ai konsideron se këto ndryshime kushtetuese janë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, dhe sipas tij ndryshimet kushtetuese do të marrin dritën e gjelbër. Lidhur me kërkesat e partive shqiptare, ai tha se partitë shqiptare është dashur më herët të propozojnë këto kërkesa dhe të ishin të unifikuar.

“Partitë opozitare i kanë harmonizuar qëndrimet me faktorin ndërkombëtar SHBA-të dhe BE në qoftë se është kjo një farso politike siç i takon të bëjë opozita, diçka është në rregull. Mirëpo tani nuk është koha që kushtëzimi të bëhet në këtë proces kaq të rëndësishëm, kur kemi parasysh se edhe shumë faktorë të jashtëm po e pengojnë procesin e ndryshimeve kushtetuese. Këtu duhet të jetë i kujdesshëm blloku politik shqiptar” tha Argëtim Saliu, profesor Universitar.