“E vogla e nones” nga Elita Reci (Video)

50091234_1322477537927648_5308234885255659520_n-816x460

Ka një zë unik, të jashtëzakonshëm. Me një shikim “ vrastar “ dhe butesi në interpretim, shoqeruar nga një vokal prej një ylli të vërtete. Elita Reci është këngëtarja e cila ka kohë që ka shkëlqyer në industrinë muzikore shqiptare, si një premtim serioz që i bëhet së ardhmes, duke i thënë se profesionalizmi do të jetë i pranishem si në nivelin artistik, ashtu edhe atë të paraqitjes skenike.

“E vogla e nones “ është hiti i ri i publkuar nga Elita. Kënga është punuar me mjeshtri nga kompozitori Edi Balili ndërsa për tekstin është përkujdesur Armand Trebicka. Videoklipi është shumë profesional dhe i punuar deri në detaje.
Kënga është pritur shumë mirë nga adhuruesit e këngëtarës , këtë e deshmojn klikimet dhe komentet me nota pozitive që kënga ka marrë sapo është publikuar.

Sigurisht ju kujtohet hiti i pa vdekshëm “ Loti seshte thare” këngë kjo që vazhdo të ndëgjohet dhe sot , këngë që përciell emocion në çdo tingull .Ky projekt është i punuar nga kompozitori Ardian Hila . Elita Reci ndër vite është vlersuar me çmime të rëndesishme nëpër festivale në Kosove, Shqiperi e Maqedoni. Me këngën “ Se kuptoj” të kompozuar nga Ardit Gjebrea, Elita ka fituar çmimin e parë në festivalin “ Alba Fest “ në Shkup, ndërsa me “ Loti seshte thare “ çmimin e dyte në festivalin Ballkanik ku ka prezantuar Shqiperine.

Elita aktualisht është profesoresh në shkollen e mesme të muzikes në qytetin e Struges. Kënga e re “E vogla e nones” premieren ekskluzive e ka pasur në kanalin më të madhë shqiptar në youtube “ ARKIVASHQIP” kanal ky me mbi 2,8 miljon subscribe.