Vjen hiti ‘Janari’ nga Shqipja (Video)

49949733_1204749589686608_2849811058317590528_n

Shqipe Lajqi është 27 vjeçare me prejardhje nga Rugova e Pejës por e lindur dhe e rritur në Borken të Gjermanisë ku ajo jeton edhe me familjen. Hera e parë që ka provuar të këndojë ka qenë si 5 vjeçare duke kënduar kështu coverin e këngës ‘Coco jambo’. Megjithatë ajo ka pasur gjithmonë interes për muzikë. Si 13 vjeçare ajo ka konkuruar për herë të parë në një festival në Borken të Gjermanisë me këngën e Christina Aguilera të titulluar ‘Genie in a bottle’ si dhe një vit më vonë me këngën ‘1000 miles’ nga Vanessa Carlton. Insprimi për muzikë për të filluar një karierë si këngëtare ka qenë nga motra e saj derisa këngën ‘Janari’ ajo e ka realizuar në Prishtinë tek Nurteel me tekst nga Ghulo kurse personi që e ka shtyrë më tepër të bëj këtë projekt ka qenë këngëtari Shpat Kasapi. Videoprojekti është publikuar nga ArkivaShqip.

Për të dëgjuar hitin e saj të ri klikoni në vazhdim: